Bordi menaxhues

Administrata

 
Albert Lumezi
Kryetar i Bordit Udhëheqës

Z. Lumezi ka filluar karrierën në vitin 1980 në Bankën e Lubjanës në Prishtinë, bankë kjo që ka operuar nga fillimi i luftës në Kosovë. Pas luftës, z. Lumezi ka filluar të punojë në ProCredit Bank në pozitën e Drejtorit të Departmentit të Auditimit të Brendshëm. Në vitin 2005 filloi punën në Bankën e Re të Kosovës në pozitën e drejtorit gjeneral. Që nga Janari i vitit 2008, z.Lumezi është Kryetar i Bordit Udhëheqës të Bankës në NLB Banka. Gjatë karrierës së tij, z. Lumezi ka përfunduar specializime të ndryshme në financa dhe në institucione financiare në Lubjanë, Frankfurt, etj.

Nga viti 2005, z. Lumezi është aktivisht i përfshirë në Shoqatën e Bankave të Kosovës.

Bogdan Podlesnik
Anëtar i Bordit Udhëheqës
Univerziteti i Lubjanës

Bogdan Podlesnik ka lindur në vitin 1961 në Lubjanë. Përfundoi shkollën e ciklit të lartë në Lubjanë. U diplomua në fakultetin Ekonomik në Lubjanë në vitin 1986 dhe në vitin 1997 përfundoi studimet postdiplomike në fushën e bankave dhe financave. Punon në grupin NLB për më shumë se njëzet vite. NLB d.d. iu bashkua në vitin 1990 dhe gjatë gjithë kohës ka punuar në projekte të larta profesionale (ristrukturimin e procesit të NLB-së, implementimin e buxhetit, revizionimin, themelimin e grupit NLB). Në vitet 2003 – 2004 ishte zëvendës drejtor gjeneral në Montenegrobank, Podgoricë, ndërsa gjatë periudhës 2006-2007 punoi si drejtor gjeneral i Hipotekarna Banka, Podgoricë. Bankës NLB Prishtina iu bashkua në Maj 2008 dhe që nga janari i vitit 2010 është anëtar i Bordit menaxhues, përgjegjës për Financa dhe Risk.

Z. Podlesnik mban titullin e kampionit ndërkombëtar të shahut dhe ka luajtur tri herë për ekipin kombëtar të Sllovenisë në Olimpiadën e shahut.

Lavdim Koshutova
Anëtar i Bordit Udhëheqës
Univerziteti Middlesex

Lavdim Koshutova ka lindur më 16.06.1970 në Prishtinë. I diplomuar në fakultetin Middlesex në Londër me BA në Ekonomi dhe Teknologji Informative, z. Koshutova filloi karrierën bankare në Kosovë në vitin 2000 në ProCredit Bank si Auditor i Brendshëm e më vonë si Menaxher i Degës, Menaxher i Divizionit të Operacioneve dhe në fund si Menaxher i Divizionit të Pagesave dhe Thesarit. Në janar 2005, z. Koshutova kaloi në Bankën e Re të Kosovës në pozitën e Zëvendës Drejtorit Gjeneral. Që nga Janari 2008, ai është Anëtar i Bordit Udhëheqës në NLB Banka.

Z. Koshutova është i angazhuar në aktivitete të ndryshme bankare dhe aktualisht është Anëtar i Bordit në Shoqatën e Bankave të Kosovës.