Kredi Hipotekare për blerje të shtëpisë apo banesës në lagjen Marigona Hill

Për të qenë sa më afër klientëve dhe për të ofruar mundësi të qëndrueshme dhe afatgjate investimi, NLB Banka ka vendosur të përkrahë këtë projekt duke mundësuar kredi për blerje të shtëpisë apo banesës me normë preferenciale të interesit.

Lagjja Marigona Hill është duke u ndërtuar në zonën e Prishtinës së Re dhe do të ketë 90 shtëpi, 115 terracierë, 315 banesa, si dhe 100 lokale afariste dhe ambiente biznesi.

Lagjja “Marigona Hill” është e konceptuar dhe po ndërtohet sipas standardeve të larta të ndërtimit dhe atyre ekologjike, duke siguruar harmoni të plotë me natyrën.

Norma nominale vjetore e interesit për tre vitet e para, do jetë:

  • 2.88% fikse

Norma nominale vjetore e interesit pas tre viteve (deri në maturitet të kredisë) do to kthehet në variabile, dhe llogaritet si vijon:

2.88% (norma vjetore nominale fikse)+ 6Muaj EURIBOR

Shembull prezantues i kredisë hipotekare:

Shuma e aprovuar €280,000.00

Provizioni i kredisë 0.50%

Data e disbursimit 14-Jul-20 Shuma e disbursuar €278,600.00
Data e këstit 14-Gusht-20 Kësti 1,917.51
14-Shtator-20 1,917.51
14-Tetor-20 1,917.51
14-Nentor-20 1,917.51
14-Dhjetor-20 1,917.51
14-Janar-21 1,917.51

Kësti mujor është përllogaritur duke marrë shembull si në vijim:

  • Çmimi i patundshmërisë 350,000.00€;
  • Financimi nga Banka 80%;
  • Vlera e kredisë 280,000.00€;
  • Afati i kredisë 180 muaj;
  • Kësti mujor është prezantuar për tre vitet e para, pas kësaj periudhe kësti mujor mund të ndryshojë më 1 janar dhe 1 korrik të çdo viti pasues, varësisht nga lëvizja e normës EURIBOR, kurse pjesa e pandryshueshme e normës do mbetet 2.88%, e cila paraqet edhe minimumin e normës nominale të interesit gjatë tërë kohëzgjatjes së kredisë.
  • Pas nënshkrimit të kontratës së kredisë, klienti është i obliguar që të paguaj shpenzimet për regjistrim të pengut dhe hipotekës ndaj institucioneve shtetërore përkatëse.


 Shënim: EURIBOR është norma evropiane ndërbankare e ofruar siç publikohet në ekranin Thomson Reuters deri në tri shifra pas presjes dhjetore ose ne Web faqen Euribor interest rates.

Regjistrohu për lajme

Ju lutem shkruani emailin tuaj më poshtë për të pranuar lajmet dhe ofertat e fundit nga NLB Banka

x
This website is using cookies. More info. Accept
Keni nevojë për ndihmë? Bisedo me ne
×