Ftesë për ofertim

16 July, 2021 Për furnizimin, servisimin, montimin dhe demontimin e kondicionerëve

Ftohen subjektet e interesuara që për nevojat e NLB Banka sh.a, të paraqesin ofertat e tyre për furnizimin,servizimin,montimin dhe demontimin e kondicionerëve.

Ofertuesit së bashku me oferta duhet të dorëzojnë edhe dokumentacionin shtesë:

  • Certifikata e regjistrimit të biznesit,
  • Certifikata e regjistrimit fiskal,
  • Referenca mbi kryerjen e punëve të ngjashme të dëshmuara,
  • Dëshmi mbi staf të kualifikuar për kryerjen e punëve të kërkuara,
  • Të gjitha çmimet duhet të jenë të kotuar në €,
  • Në çmim të përfshihet TVSH-ja.

Vlefshmëria e ofertës duhet të jetë 45 ditë nga dita e dorëzimit.

Informatat e nevojshme për tenderim dhe dokumentacionin mund ta merrni në Selinë Qendrore të NLB Banka sh.a. në Prishtinë, rr. “Ukshin Hoti” nr.124 (Zyra e Shërbimit për Prokurim dhe Logjistikë).

Për më shumë informata mund të kontaktoni në numrin e telefonit: + 381 38 744 042, ose prokurimi@nlb-kos.com

Ofertat në zarf të mbyllur dorëzohen në Arkivin e Bankës, rr. Ukshin Hoti nr.124, Prishtinë, deri më 21.07.2021, ora 16:00, me shënimin: ‘’Furnizimi,servisimi,montimi dhe demontimi i kondicionerëve ‘’.

Ofertat e dorëzuara pas këtij afati nuk do të shqyrtohen.

Regjistrohu për lajme

Ju lutem shkruani emailin tuaj më poshtë për të pranuar lajmet dhe ofertat e fundit nga NLB Banka

x
This website is using cookies. More info. Accept
Keni nevojë për ndihmë? Bisedo me ne
×