Ftesë për ofertim

12 August, 2021 Për blerje, instalim dhe mirëmbajtje të zgjidhjes për VOIP

Ftohen subjektet e interesuara që për nevojat e NLB Banka sh.a, të paraqesin ofertat e tyre për blerje, instalim dhe mirëmbajtje të zgjidhjes për VOIP

Kërkesat minimale të NLB Banka janë:

  • Certifikatën e regjistrimit te biznesit,
  • Certifikatën e numrit fiskal,
  • Çmimet e kotuara në euro (€),
  • Në çmim të përfshihet TVSH-ja,
  • Autorizimi nga prodhuesi për shitjen e pajisjeve,
  • Subjekti juridik duhet të ketë referenca mbi kryerjen e punëve të ngjashme, dhe
  • Afati i liferimit.

Vlefshmëria e ofertës duhet të jetë 45 ditë nga dita e dorëzimit të ofertës.

Informatat e nevojshme për ofertën dhe dokumentacionin mund ta merrni në Selinë Qendrore të NLB Banka sh.a. në Prishtinë, Rr. Ukshin Hoti, nr.124 (në zyrën e Prokurimit) ose përmes postës elektronike prokurimi@nlb-kos.com

Për më shumë informata mund të kontaktoni në numrin e telefonit: + 381 38 744 042. 

Ofertat në zarf të mbyllur dorëzohen në Arkivin e Bankës, rr. “Ukshin Hoti” nr.124, Prishtinë, deri më 26.08.2021, ora 16:00, me shënimin: Blerje, instalim dhe mirëmbajtje të zgjidhjes për VOIP”.

Ofertat e dorëzuara pas këtij afati nuk do të shqyrtohen.

 

Regjistrohu për lajme

Ju lutem shkruani emailin tuaj më poshtë për të pranuar lajmet dhe ofertat e fundit nga NLB Banka

x
This website is using cookies. More info. Accept
Keni nevojë për ndihmë? Bisedo me ne
×