Ftesë për ofertim

30 August, 2021 Pastrimi i xhamave dhe fasadës së objektit qendror, të NLB Banka sh.a.

Ftohen subjektet e interesuara që për nevojat e NLB Banka sh.a, të paraqesin ofertat e tyre për pastrimin e xhamave dhe fasadës së objektit qendror, të NLB Banka sh.a.

Kushtet minimale për ofertim janë:

  • Certifikata e regjistrimit të biznesit
  • Certifikata e regjistrimit fiskal,
  • Referenca mbi kryerjen e punëve të ngjashme,
  • Të gjitha çmimet duhet të jenë të kotuar në euro,
  • Në çmim të përfshihet TVSH-ja

Vlefshmëria e ofertës duhet të jetë 45 ditë nga dita e dorëzimit.

Informatat e nevojshme për tenderim dhe dokumentacionin mund ta merrni në Selinë Qendrore të NLB Banka sh.a. në Prishtinë, rr. ‘Ukshin Hoti ‘’, nr.124 (Zyra e Shërbimit për Prokurim dhe Logjistikë) ose përmes email adresës prokurimi@nlb-kos.com.

Ofertat në zarf të mbyllur dorëzohen në Arkivin e Bankës, rr. “Ukshin Hoti” nr.124, Prishtinë, deri më 01.09.2021, ora 16:00, me shënimin: “Pastrimi i xhamave dhe fasadës së objektit qendror të NLB Banka sh.a”.

Ofertat e dorëzuara pas këtij afati nuk do të shqyrtohen.



Regjistrohu për lajme

Ju lutem shkruani emailin tuaj më poshtë për të pranuar lajmet dhe ofertat e fundit nga NLB Banka

x
This website is using cookies. More info. Accept
Keni nevojë për ndihmë? Bisedo me ne
×