Ftesë për ofertim

16 September, 2021 Për furnizim me karrige lëvizëse dhe statike

Ftohen subjektet e interesuara që për nevojat e NLB Banka sh.a., të paraqesin ofertat e tyre për furnizim me karrige lëvizëse dhe statike. 

Ofertuesit së bashku me oferta duhet të dorëzojnë edhe dokumentacionin shtesë:

  • Certifikata e regjistrimit të biznesit
  • Certifikata e regjistrimit fiskal,
  • Referenca mbi kryerjen e punëve të ngjashme të dëshmuara,
  • Afati i liferimit të materialit,
  • Çmimet të kotuara me Euro, dhe
  • Në çmim të përfshihet TVSH-ja.

Vlefshmëria e ofertës duhet të jetë 45 ditë nga dita e dorëzimit.

Informatat e nevojshme për ofertë dhe dokumentacionin mund ta merrni në Selinë Qendrore të NLB Banka sh.a. në Prishtinë, Rr. Ukshin Hoti, nr.124, (në zyrën e Prokurimit) ose përmes postës elektronike prokurimi@nlb-kos.com

Për më shumë informata mund të kontaktoni në numrin e telefonit: + 381 38 744 042. 

Ofertat në zarf të mbyllur dorëzohen në Arkivin e Bankës, rr. “Ukshin Hoti’’ nr.124., Prishtinë, deri më 23.09.2021, ora 16:00, me shënimin: “Karrige lëvizëse dhe statike”.

Ofertat e dorëzuara pas këtij afati nuk do të shqyrtohen.



Regjistrohu për lajme

Ju lutem shkruani emailin tuaj më poshtë për të pranuar lajmet dhe ofertat e fundit nga NLB Banka

x
This website is using cookies. More info. Accept
Keni nevojë për ndihmë? Bisedo me ne
×