Ankand Publik

24 September, 2021 Ankand Publik për shitjen e Rafteve

NLB Banka sh.a. i njofton të gjitha subjektet juridike dhe fizike mbi shpalljen e ankandit publik për shitjen e rafteve që janë asete të Bankës, sipas përshkrimit vijues:

Raft 2m x 0.32 x 0.92, trashësia 0.6mm, sasia e përafërt 600 copë.

Shiqimi fizik i rafteve që janë në shitje, do të bëhet me datën 28.09.2021 prej orës 09:00 - 12:00 që gjendet në lokacionin në Fushë Kosovë, Rr “Prekazi” Nr.31.

Dorëzimi i ofertave bëhet në të njëjtën ditë më 28.09.2021 prej orës 13:00 - 15:30, duke e shkruar saktë sasinë dhe çmimin e ofertuar dhe pastaj e dorëzojne të mbyllur në pliko (zarfë), në katin e dytë të Selisë Qëndrore të NLB Banka në Prishtinë, Rr. “Ukshin Hoti” nr. 124.

Një ofertues mund të ofertoj për të gjitha raftet në shitje, për disa rafte por edhe për një të vetëm.

Të interesuarit duhet të depozitojnë avans prej 500.00 euro në llogarinë nr. 1700000000005696 dhe konfirmimin e deponimit duhet t’ja bashkangjesin ofertës.

Ofertuesve të pasuskseshëm do t’ju kthehen mjetet e deponuara në emër të avansit, ndërkaq ofertuesit të sukseshëm mjetet e deponuara në emër të avansit do ti përllogariten në kuadër të çmimin të ofruar.

Në rast se ofertuesi që është shpallur me i sukseshëm tërhiqet nga blerja, atëherë mjtetet e deponuara në emër te avansit nuk do ti kthehen.

Raftet shiten sipas mënyres “AS IS” (ashtu siç janë) dhe çdo lloj reklamacioni i mëvonshëm nuk do të merret në shqyrtim.

Pas hapjes së ofertave, Banka do ti njoftoj vetëm ofertuesit më të suksesshëm.

 

 

Regjistrohu për lajme

Ju lutem shkruani emailin tuaj më poshtë për të pranuar lajmet dhe ofertat e fundit nga NLB Banka

x
This website is using cookies. More info. Accept
Keni nevojë për ndihmë? Bisedo me ne
×