Njoftim për shpalljen e dytë të ankandit publik

06 October, 2021

NLB Banka i njofton të gjitha subjektet e interesuara se Përmbaruesi Privat Myjesere Mujku shpallë ankandin e dytë publik për shitjen e paluajtshmërive për shkakë të borxhit kreditor të debitorëve Isuf Mehani etj.

Ankandi i dytë publik shpallet sipas Konkluzionit të Përmbaruesit Myjesere Mujku P.nr.14/2021 i datës 27.09.2021 me të cilën është caktuar shitja e hipotekës me shënime si në vijim:

P-71914059-00233-2, ZK Prishtinë, vendin e quajtur Llallovina me sipërfaqe prej 400m²,

P-71914059-00233-3, ZK Prishtinë, vendin e quajtur Llallovina me sipërfaqe prej 200m²,

O-71914059-10007-0-508-2-2-0, ZK Prishtinë, vendin e quajtur Ulpianë me sipërfaqe prej 57.45m², që të gjitha në pronësi të Isuf Mehani me 1/1 e pjesës së pronës.

Vlera e përgjithshme e njësive kadastrale të sipërpërshkruara është 207,000.00 €

Në seancën e dytë të ankandit të shitjes, paluajtshmëritë nuk mund të shiten me çmimin që është më i ulët se 1/3 e vlerës së përcaktuar.

Shitja publike e hipotekës do të mbahet më datën 21.10.2021, në orën 11:00 te zyra e Përmbaruesit Privat Myjesere Mujku Rr”28 Nëntori” nr.74 Prishtinë.

Personat e interesuar juridik dhe fizik të cilët ofertojnë duhet të deponojnë 5,000.00€ në xhirollogarinë e Përmbaruesit Privat Myjesere Mujku.

Pjesëmarrësve të pasuksesshëm iu kthehet shuma e depozituar menjëherë pas përfundimit të ankandit publik.

Ky njoftim publikohet në tabelën e shpalljeve të Zyrës Përmbaruesit Privat Myjesere Mujku si dhe në shtypin ditor.


Regjistrohu për lajme

Ju lutem shkruani emailin tuaj më poshtë për të pranuar lajmet dhe ofertat e fundit nga NLB Banka

x
This website is using cookies. More info. Accept
Keni nevojë për ndihmë? Bisedo me ne
×