Ftesë për ofertim
Ftohen subjektet e interesuara që për nevojat e NLB Banka sh.a., të paraqesin ofertat e tyre për servisimin dhe mirëmbajtjen e veturave të Bankës.
Ofertuesit së bashku me oferta duhet të dorëzojnë dokumentacionin shtesë:
- Çertifikatën e regjistrimit te biznesit,
- Çertifikatën e regjistrimit fiskal,
- Çmimet e kotuara në euro (€),
- Në çmim të përfshihet TVSH-ja,
- Afati i intervenimit dhe
- Garancioni.
Informatat e nevojshme për tenderin dhe dokumentacionin mund ta merrni në Zyrën Qendrore të NLB Banka sh.a. me seli në Prishtinë, Rr. Ukshin Hoti nr.124 (Zyra e Prokurimit) ose përmes postës elektronike prokurimi@nlb-kos.com
Për më shumë informata mund të kontaktoni në numrin e telefonit: + 381 38 744 042
Ofertat në zarf të mbyllur dorëzohen në Arkivin e Bankës,rr. Ukshin Hori nr.124, Prishtinë, deri më 20.10.2021, ora 16:00 me shënimin: ” Servisimi dhe mirëmbajtja e veturave të Bankës’’.