Ftesë për ofertim

25 November, 2021 Për furnizimin, montimin dhe mirëmbajtjen e pajisjeve teknike për mbrojtje dhe sigurisë në objektet e NLB Banka sh.a.

Ftohen subjektet e interesuara që për nevojat e NLB Banka sh.a, të paraqesin ofertat e tyre për furnizimin, montimin dhe mirëmbajtjen e pajisjeve teknike për mbrojtje dhe sigurisë në objektet e NLB Banka sh.a. (në tekstin në vijim: Banka).

Kushtet minimale për ofertim janë:

  • Çertifikatën e regjistrimit të biznesit,
  • Çertifikatën e regjistrimit fiskal,
  • Autorizimi nga prodhuesi për shitjen e pajisjeve,
  • Kompania duhet të ketë referenca mbi kryerjen e punëve të ngjashme,
  • Çmimet e kotuara në euro (€),
  • Në çmim të përfshihet TVSH-ja,
  • Afati i liferimit, dhe
  • Garancioni.

Vlefshmëria e ofertës duhet të jetë 45 ditë nga dita e dorëzimit.

Informatat e nevojshme për tenderim dhe dokumentacionin mund ta merrni në Selinë Qendrore të NLB Banka sh.a. në Prishtinë, rr. ‘Ukshin Hoti ‘’, nr.124 (Zyra e Shërbimit për Prokurim dhe Logjistikë) ose përmes email adresës prokurimi@nlb-kos.com.

Ofertat në zarf të mbyllur dorëzohen në Arkivin e Bankës, rr. “ Ukshin Hoti”, nr.124, Prishtinë, deri më 03.12.2021 në orën 16:00 me shënimin: “PAJISJE TEKNIKE TË SIGURISË 2021”.

Ofertat e dorëzuara pas këtij afati nuk do të shqyrtohen.

Ofertuesit duhet t’i përmbahen strikt plotësimit të dokumentacionit (çmimores) të pranuar.

NLB Banka sh.a. rezervon të drejtën që ofertat e pakompletuara e të paplotësuara sipas formatit të dhënë të mos i merr parasysh për shqyrtim të mëtejmë.

 

Regjistrohu për lajme

Ju lutem shkruani emailin tuaj më poshtë për të pranuar lajmet dhe ofertat e fundit nga NLB Banka

x
This website is using cookies. More info. Accept
Keni nevojë për ndihmë? Bisedo me ne
×