Ftesë për ofertim
Ftohen subjektet e interesuara që për nevojat e NLB Banka sh.a., të paraqesin ofertat e tyre për furnizim me licenca të teknologjisë informative
Ofertuesit së bashku me oferta duhet të dorëzojnë edhe dokumentacionin shtesë:
- Çertifikatën e regjistrimit të biznesit,
- Çertifikatën e regjistrimit fiskal,
- Autorizimi nga prodhuesi për shitjen e pajisjeve
- Kompania duhet të ketë referenca mbi kryerjen e punëve të ngjashme të dëshmuara
- Çmimet e kotuara në euro (€)
- Në çmim të përfshihet TVSH-ja
- Afati i liferimit dhe
- Garancioni.
Vlefshmëria e ofertës duhet të jetë 45 ditë nga dita e dorëzimit.
Informatat e nevojshme për tenderim dhe dokumentacionin mund ta merrni në Selinë Qendrore të NLB Banka sh.a. në Prishtinë, rr. ‘Ukshin Hoti ‘’, nr.124 (Zyra e Shërbimit për Prokurim dhe Logjistikë).
Për më shumë informata mund të kontaktoni në numrin e telefonit: + 381 38 744 042 ose prokurimi@nlb-kos.com
Ofertat në zarf të mbyllur dorëzohen në Arkivin e Bankës, rr. “ Ukshin Hoti ”, nr.124 , Prishtinë, deri më 16.12.2021,ora 16:00, me shënimin: “Furnizim me licenca të teknologjisë informative”.
Ofertat e dorëzuara pas këtij afati nuk do të shqyrtohen.