FTESË PËR OFERTIM

10 February, 2022 Shërbime profesionale për auditim të pasqyrave financiare për vitin afarist 2022

Ftohen subjektet e interesuara që për nevojat e NLB Banka sh.a, të paraqesin ofertat e tyre për Shërbime profesionale për auditim të pasqyrave financiare për vitin afarist 2022.

Kushtet minimale për tenderim janë:

  • Programi dhe metodologjia e auditimit per vitin 2022
  • Ekipa e auditimit
  • Licencat e stafit dhe kompanisë të lëshuara nga KKRF
  • Referenca mbi kryerjen e punëve të ngjashme,
  • Deshmi qe gjendet ne liste te kompanive te huaja ligjore te auditimit ne KKRF dhe që ka së paku 3 (tre) vjet eksperiencë në fushën e auditimit të pasqyrave financiare të bankave
  • Certifikata e regjistrimit të biznesit
  • Certifikata e regjistrimit fiskal,
  • Oferta financiare - të gjitha çmimet duhet të jenë të kotuar në €,

Kushtet e përgjithshme për tenderim janë:

  • Auditimi sipas kërkesave te paketës raportuese ne nivel te grupit NLB dhe konfirmimi i kësaj pakete,
  • Auditimi i pasqyrave financiare per vitin 2022 sipas SNRF,
  • Rishikimi i rezultateve të ndërmjetme konform kërkesave të SNA 2410
  • Dorëzimi i letër menaxhmentit.

Pjesëmarrësit për rezultatin e tenderit do të njoftohen pas aprovimit nga ana e organeve kompetente të Bankës.

Afati i konkurrimit:

Vlefshmëria e ofertës duhet të jetë 45 ditë nga dita e dorëzimit.

Dosjen e tenderit mund ti kërkoni përmes postës elektronike prokurimi@nlb-kos.com ndërsa për më shumë informata mund të kontaktoni në numrin e telefonit: + 381 38 744 042.

Afati për dorëzimin e ofertave është 22.02.2022

Ofertat e dorëzuara pas këtij afati nuk do të shqyrtohen.

NLB Banka, ka të drejtë të anuloj ofertimin dhe/ose të ndryshoj karakteristikat dhe t’i ftoj pjesëmarrësit për të sjellur sërish ofertat e tyre.

Të gjitha pyetjet dhe kërkesat për sqarime mund ti drejtoni me shkrim në e-mail adresën prokurimi@nlb-kos.com 

Regjistrohu për lajme

Ju lutem shkruani emailin tuaj më poshtë për të pranuar lajmet dhe ofertat e fundit nga NLB Banka

x
This website is using cookies. More info. Accept
Keni nevojë për ndihmë? Bisedo me ne
×