ANKAND PUBLIK
NLB Banka i njofton të gjitha subjektet juridike dhe fizike për shpalljen e ankandit publik për shitjen e paluajtshmërisë që është në pronësi të NLB Banka.
Prona në shitje është banesë në sipërfaqe totale bruto 75.61 m² dhe ndodhet në katin e 4-të, në Prishtinë Rr. “Rrustem Statovci”, e ndërtuar në vitin 2005.
Banesa nuk posedon fletë poseduese sepse objekti në të cilin gjindet banesa nuk ka leje të ndertimit.
Banesës në shitje i mungon ndriçim natyror në të dy dhomat e gjumit.
Çmimi fillestar i shitjes në këtë ankand të parë publik është 45,000.00 €ur.
Dita e shiqimit fizik të pronës që është në shitje, bëhet me datën 12.04.2023, prej orës 09:00 - 12:00, në rrugën “Rrustem Statovci”, Prishtinë, (në anën e djathtë të rrugës për në parkun e qytetit) dhe në të njëjtën ditë, të interesuarit mund të ofertojnë me shkrim duke i dorëzuar ofertat e tyre të mbyllura në pliko, prej orës 13:00 - 16:00, në Prishtinë, Rr. “Ukshin Hoti” nr. 124 në katin e II-të.
NLB Banka do ta kontaktoj vetëm ofertuesin më të volitshëm që shpallet blerës i paluajtshmërisë.