Zyrtar në Qendrën Kontaktuese në Divizionin Retail

26 February, 2025 Zyrtar në Qendrën Kontaktuese në Divizionin Retail

NLB Banka sh. a., me seli në Prishtinë, shpall

KONKURS

PËR ZGJEDHJEN E KANDIDATËVE PËR VENDIN E PUNËS:

Zyrtar në Qendrën Kontaktuese në Divizionin Retail (dy vende pune)

KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA

  • Diplomë universitare në lëmin e ekonomisë, financave, kontabilitetit, administrimit të biznesit ose lëmi të ngjashme;
  • Obligohet së paku 2 vite përvojë në shërbime me klientë;
  • Shkathtësi të shkëlqyeshme komunikuese;
  • Njohuri të avancuara të Microsoft Office.
  • Obligohet njohja e gjuhës angleze.

PËRSHKRIMI I DETYRAVE TË VENDIT TË PUNËS

  • Menaxhimi i centralizuar i kontakteve të klientëve nëpër të gjitha kanalet e komunikimit që Banka disponon;
  • Thërret dhe përgjigjet në telefon për ofrimin e informacioneve të përgjithshme për Bankën, produktet dhe shërbimet;
  • Ofrimin e asistencës për menaxhimi e centralizuar të kredive të vonuara Retail para dërgimit të lëndëve të tyre në gjykatë;
  • Pranimin dhe përcjelljen e reklamimeve të klientëve të shërbimet përkatëse të Bankës dhe përcjellja e zgjidhjes së ofruar tek klientët;
  • Ofron përkrahje në aksione që i ndërmerr Bankës (teleshitja, marketingu direkt, kampanjat promovuese etj.)
  • Pranon telefonatat e përcjella nga IVR – automat folës;
  • Ofron përkrahje për E-Banking (përkrahje e përdoruesve aktual, informacione për ofertën, aktivizimi i përdoruesve të rinj);
  • Kryen komunikimin e jashtëm të Bankës me klientë për ndryshimet apo njoftime të ndryshme;
  • Kryen procesin e “Card Risk” – përcjelljen e transaksioneve sipas kritereve që i ofron “Sistemi Risk Manager” dhe bënë komunikimin me klientët.
  • Aplikacionet që shfrytëzohen për këtë proces janë:
  • BWS – monitorimi online i transakcioneve;
  • SSTOB – monitorimi i ATM-ve dhe statuset e tyre;
  • VRM – “Visa Risk Manager;}
  • I raporton direkt Koordinatorit të Qendrës Kontaktuese dhe udhëheqësve në hierarki në kuadër të Divizionit Retail.
  • Kryen edhe punë dhe detyra të tjera sipas kërkesës së udhëheqësit të drejtpërdrejt.

Aplikacioni duhet të plotësohet direkt në web faqen e Bankës, deri më 6 mars 2025. Me rastin e plotësimit të aplikacionit duhet t’i bashkëngjitet kopja e diplomës së kualifikimit si dhe CV-ja.

Apliko

newsletter-name

newsletter-description

x
This website is using cookies. More info. Accept