KONKURS PËR PUNË

11 March, 2025

NLB Banka sh. a., me seli në Prishtinë, shpall

KONKURS

PËR ZGJEDHJEN E KANDIDATËVE PËR VENDIN E PUNËS:

  • Zyrtar i lartë për kontroll në Sektorin për Përkrahje të Afarizmit (një vend pune)
  • Zyrtar i lartë për punë kreditore në Sektorin për Përkrahje të Afarizmit ( një vend pune)

Zyrtar i lartë për kontroll në Sektorin për Përkrahje të Afarizmit

KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA

  • Kualifikim universitar; diplomë bachelor në financë, kontabilitet, administrim biznesi ose një fushë të ngjashme;
  • Minimumi 3 vjet përvojë pune në operacione bankare ose të ngjashëm;
  • Njohuri të mira të produkteve, shërbimeve, politikave dhe procedurave bankare.
  • Aftësia në përdorimin e softuerit bankar dhe aplikacioneve MS Office, veçanërisht MS Excel.
  • Aftësi të mira komunikuese, analitike dhe të zgjidhjes së problemeve;
  • Standarde të larta etike dhe integritet në trajtimin e informacionit të ndjeshëm ndaj klientit.
  • Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe për të bashkëpunuar në mënyrë efektive në një mjedis ekipor.
  • Posedimi i lejes së vozitjes kategoria “B”.

PËRSHKRIMI I DETYRAVE TË VENDIT TË PUNËS

  • Ndihmon dhe udhëzon zyrtarët të kontrollit në lidhje me procedurat aktuale dhe bën delegimin e detyrave ditore të punës;
  • Kryen vizita nëpër Filiale dhe Ekspozitura për kontrollin e transaksioneve “cash” dhe jo “cash” si dhe hapjeve të llogarive, sipas udhëzimeve të udhëheqësit të drejtpërdrejtë;
  • Kryen kontrollin e detajuar të dokumentacionit të llogarive në folldera elektronike, bën krahasimin me të dhëna në modulin e Bankës;
  • Kryen edhe kontrollin e detajuar të transaksioneve “cash” dhe jo cash nëpër dokumente fizike dhe elektronike;
  • Raporton udhëheqësin e drejtpërdrejtë për gabimet e vërejtura gjatë kontrollit si dhe sipas mundësisë propozon zgjidhjet e mundshme të problemit;
  • Bashkëpunon në mënyrë aktive në njësinë e kontrollit në kuadër të Sektorit për zgjidhjet e çështjeve më delikate në lëmin e kontrollit të depozitave dhe transaksioneve “cash” dhe jo cash;
  • Përgatit dhe dërgon udhëzime për korrigjimin e gabimeve eventuale tek dosjet e depozitave dhe transaksioneve “cash” dhe jo cash;
  • Përpilon raportin mujor udhëheqësit të drejtpërdrejt për gabimet e gjetura nga zyrtarët e shitjes;
  • Kryen edhe punë të tjera sipas kërkesës së udhëheqësit të drejtpërdrejtë.


Zyrtar i lartë për punë kreditore në Sektorin për Përkrahje të Afarizmit 

KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA

  • Diplomë Bachelor në financë, kontabilitet, administrim biznesi ose një fushë të ngjashme.
  • Minimumi 3 vjet eksperiencë në produkte kreditore ose operacione bankare (Back Office) me kredi.
  • Njohuri të mira të produkteve, shërbimeve, politikave dhe procedurave bankare;
  • Aftësia në përdorimin e softuerit bankar dhe aplikacioneve MS Office, veçanërisht MS Excel.
  • Aftësi të forta analitike dhe të zgjidhjes së problemeve;
  • Njohuri të gjuhës angleze për komunikim verbal dhe të shkruar;

PËRSHKRIMI I DETYRAVE TË VENDIT TË PUNËS

  • Ndihmon dhe udhëzon zyrtarët për kredi në lidhje me procedurat aktuale dhe bën delegimin e detyrave ditore të punës;
  • Shqyrton ose i përcjell udhëheqësit të drejtpërdrejtë reklamacionet në lëmin e produkteve kreditore dhe të Garancioneve;
  • Raporton udhëheqësin e drejtpërdrejtë për gabimet e vërejtura në modulin e bankës si dhe sipas mundësisë propozon zgjidhjet e mundshme të problemit;
  • Bashkëpunon në mënyrë aktive në njësinë e kredive brenda Sektorit për zgjidhjet e çështjeve më delikate në lëmin e produkteve kreditore dhe të Garancioneve;
  • Shqyrton kërkesat dhe kryen lejimin e të gjitha llojeve të kredive dhe Garancioneve, pas kontrollimit të dokumentacionin të skanuar si dhe të dhënat në modul, nga aspekti formalo - juridik;
  • Shqyrton kërkesat për ri-programim dhe ristrukturim të produkteve kreditore dhe zbaton në modul, pas kontrollimit të dokumentacionin të skanuar si dhe të dhënave në modul;
  • Shqyrton kërkesat për parapagim të pjesshëm ose mbylljen e produkteve kreditore dhe i zbaton ato, pas kontrollimit të dokumentacionin të skanuar si dhe të dhënave në modul;
  • Shqyrton kërkesat për vazhdime të produkteve kreditore dhe Garancioneve dhe i zbaton ato, pas kontrollimit të dokumentacionin të skanuar si dhe të dhënave në modul;
  • Kontrollimi ditor i saktësisë dhe azhurnitetit të përllogaritjes së interesave të produkteve kreditore, identifikimi i gabimeve eventuale dhe njoftimi i menjëhershëm i udhëheqësit të drejtpërdrejtë dhe sugjerimi i veprimeve për evitim të gabimeve;
  • Përgjigjet për zbatimin strikt të vendimeve kreditore të këshillit kreditor sipas niveleve të autorizimeve me rastin e lejimit të produkteve kreditore dhe Garancioneve;
  • Përgatitja dhe dërgimi i udhëzimeve për korrigjimin e gabimeve eventuale tek dosjet elektronike dhe të dhënave në modulin e kredive, të produkteve kreditore dhe Garancioneve;
  • Përllogaritja e rezervimeve të anuiteteve të produkteve kreditore në mënyrë manuale sipas kërkesave nga Divizioni i Retail;;
  • Përgatitja e raporteve të jashtme dhe të brendshme në përputhje me procedurat, udhëzimet dhe kërkesat ligjore për lëmin e kreditimit;
  • Përpilon raportin mujor udhëheqësit të drejtpërdrejt për gabimet e gjetura nga zyrtarët e shitjes;
  • Sipas kërkesës të udhëheqësit të drejtpërdrejt kryen edhe punë dhe detyra të tjera nga fushëveprimi i vendit të punës.

Aplikacioni duhet të plotësohet direkt në web faqen e Bankës, deri më 19 mars 2025. Me rastin e plotësimit të aplikacionit duhet t’i bashkëngjitet kopja e diplomës së kualifikimit si dhe CV-ja. Vetëm kandidatët që i plotësojnë kualifikimet dhe aftësitë e kërkuara sipas këtij konkursi, do të ftohen në procesin e përzgjedhjes.

Apliko

newsletter-name

newsletter-description

x
This website is using cookies. More info. Accept