#KornizaeMbështetjes

Këtë vit me Kornizën e Mbështetjes po u japim një mundësi kompanive në rajon që punojnë për të mirën e njerëzve. Afati për aplikim ka përfunduar.

Rajon me zemra dhe ide të mëdha

Në Grupin NLB, ne besojmë se sfidat kryesore me të cilat po përballemi sot mund të adresohen vetëm së bashku. Secili prej nesh duhet të marrë pjesë dhe të kontribuojë në mënyrë aktive në zgjidhjen e tyre. Por për ta bërë këtë, së pari duhet të krijojmë kushtet sociale në të cilat secili mund të përmbushë potencialin e tij. Kjo është arsyeja pse NLB Korniza e Mbështetjes këtë vit po kërkon kompani dhe projekte inovative që përmirësojnë dhe pasurojnë shoqërinë tonë dhe trajtojnë sfida të tilla si: përdorimi i tepërt i teknologjive digjitale tek të rinjtë, dhuna, shkeljet e të drejtave të njeriut, barazia gjinore, varfëria, si dhe sfidat e paraqitura nga demenca apo sëmundjet e tjera të moshuarve.

Një mundësi për të gjithë ata që punojnë për të mirën e njerëzve

Kur shikoni botën rreth jush, ndonjëherë duket sikur kemi shqetësime si shoqëri. Por ne besojmë në këtë rajon. Dhe në zemrat e mëdha të njerëzve të tij. Aty ku dora e ndihmës zgjatet, e mira gjithmonë fiton. Prandaj këtë vit me Kornizën e Mbështetjes po u japim një mundësi kompanive në rajon që punojnë për të mirën e njerëzve. Së bashku, ne po ndërtojmë një shoqëri më të mirë. Për njerëzit.

Në kuadër të tenderit, i cili do të zhvillohet nga data 29.01.2024 deri më 10.03.2024, një komision vendor i shkallës së parë do të përzgjedhë fillimisht 10 finalistët në secilin treg individualisht. Idetë e biznesit dhe projektet e kompanive që punojnë për të mirën e njerëzve do të shpërblehen me përfitime bankare dhe mbështetje komunikimi.

Komiteti rajonal i shkallës së dytë më pas do të përzgjedhë 3 fitues rajonalë nga 60 finalistët që vijnë nga Sllovenia, Kosova, Banja Lluka, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia. Ne do t'u mundësojmë këtyre fituesve të realizojnë më lehtë vizionin e tyre me mbështetjen tonë financiare që ata të fillojnë të ndryshojnë shoqërinë dhe botën për mirë. Fituesit do të shpallen më 9 maj 2024 në Lubjanë.

Mbështetje për të ardhmen

Çfarë përfitojnë tre (3) fituesit rajonal?

Tre (3) idetë e përzgjedhura rajonale nga nga komisioni i shkallës së dytë do të shpërblehen financiarisht nga NLB:

  • Vendi i parë – 50,000€,
  • Vendi i dytë – 30,000€,
  • Vendi i tretë – 20,000€

Çfarë përfitojnë 10 finalistët e përzgjedhur në tregun e Kosovës? 

  • NLB Eko kredi me kushte preferenciale në NLB Banka sh.a. për 10 finalistët nga tregu i Kosovës*.
  • Pako për llogari biznesi me mirëmbajtje falas për 12 muajt e parë për 10 finalistët nga tregu i Kosovës (për klientët e rinjë që nuk kanë llogari/pako biznesi në NLB në ditën kur aplikojnë për këtë projekt),
  • Instalimi i një POS terminali me mirëmbajtje falas për 12 muajt e parë dhe kushte preferenciale (te negociueshme) për 10 finalistët në tregun e Kosovës, sipas nevojës së klientit.
  • Kushte preferenciale (te negociueshme) për shërbimin E commerce (nëse klienti aplikon shitjet online) për 10 finalistët nga Tregu i Kosovës (kjo vlen për klientët e rinjë dhe ekzistues).
  • Kartele per deponim ne ATM nga agjentet e biznesit pa provision.
  • NLB Visa Credit Business me mirëmbajtje falas për 12 muajt e parë për 10 finalistët nga tregu i Kosovës (vlen për klientët e rinjë dhe ekzistues nëse nuk kanë një pako biznesi në NLB dhe vendosin ta kenë një të tillë).
  • Mbështetje komunikimi për prezantimin e 10 finalistëve në tregun e Kosovës duke përdorur mediat e NLB Banka sh.a. dhe kanalet e partnerëve të tyre mediatik për këtë projekt.

Kushtet për pjesëmarrje

Pjesëmarrja në projektin #KornizaeMbështetjes është e hapur për të gjitha kompanitë që u japin mundësi ideve dhe projekteve të qëndrueshme në aspektin social, pavarësisht madhësisë së kompanisë apo industrisë.

Plotësoni dhe dorëzoni formularin e aplikimit online deri më 10 mars 2024. Më shumë për procesin e përzgjedhjes dhe kriteret mund të lexoni në rregullat dhe kushtet e pjesëmarrjes.

 

Vëmendja jonë është e përqendruar në të ardhmen e këtij rajoni, ne jemi të përkushtuar për të krijuar një jetë më të mirë për brezat e sotëm dhe të ardhshëm. Sepse, për ne, ky rajon nuk është vetëm një pikë në hartë. Ky rajon është shtëpia jonë. Ne e duam shtëpinë tonë, prandaj punojmë ta përmirësojmë dhe zhvillojmë për brezat e tanishëm dhe të ardhshëm. Kjo është arsyeja pse ne kemi filluar rrugën e integrimit intensiv të qëndrueshmërisë në operacionet tona. Mbi të gjitha, përmes financimit ne duam të përshpejtojmë tranzicionin e Evropës Jug-Lindore në një ekonomi me karbon të ulët.

Korniza e Qëndrueshmërisë

Pyetje më të shpeshta

Kriteret për përzgjedhjen e subjekteve juridike, të cilat do të përdoren nga komisioni në procesin e përzgjedhjes në shkallë të parë janë si më poshtë:

  • Është klient ose do të bëhet klient i NLB Banka sh.a. para se të jepet mbështetja duke hapur një llogari rrjedhëse biznesi ose pako biznesi në NLB Banka sh.a.;
  • Aplikuesit janë subjekte juridike (përfshirë bizneset individuale) që kryejnë një veprimtari afariste, për të cilën nuk është përcaktuar forma e tyre organizative ligjore;
  • Selia e regjistruar e subjektit juridik (përfshirë biznesin individual) është në Republikën e Kosovës;
  • Subjekti juridik operon për të paktën 12 muaj;
  • Të mos jetë i angazhuar në asnjë aktivitet që dyshohet se shkel rregullat dhe kornizat ligjore, tatimore apo të tjera rregullatore në fuqi dhe financimi i të cilave është i ndaluar nga rregullat e brendshme të NLB Banka sh.a.

Subjekti juridik ose projekti me të cilin subjekti juridik aplikon është i qëndrueshëm nëse:

  • Kontribuoni në takimin dhe mbështetjen e të paktën njërit prej 17 Qëllimeve për Zhvillim të Qëndrueshëm - SDG (link: https://sdgs.un.org/goals) të vendosura nga Kombet e Bashkuara;
  • Ndiqni udhëzimet e Kornizës së Qëndrueshmërisë të Grupit NLB, përmes të cilës rrisim ndikimin pozitiv në shoqëri dhe mjedis duke kufizuar efektet negative;
  • Keni një ide të qëndrueshme të zhvilluar mirë; nuk është e nevojshme që ky produkt/shërbim i qëndrueshëm të jetë tashmë në treg;
  • Të keni ndikim pozitiv dhe të kuptueshëm në një cilësi më të mirë të jetës që mund të matet qoftë në Kosovë ose në një nga zonat lokale. 

Ne nuk e kufizojmë kompaninë nga aktiviteti, çelësi është që ajo të jetë e qëndrueshme dhe që angazhohet përmes projekteve të ndryshme për të mirën e shoqërisë. Përndryshe, në NLB Banka sh.a. nuk mbështesim asnjë aktivitet që dyshohet se shkel rregullat dhe kornizat ligjore, tatimore apo të tjera rregullatore në fuqi dhe financimi i të cilave është i ndaluar nga rregullat e brendshme të NLB Banka sh.a.

Sigurisht. Para se të pranoni mbështetjen duhet të pajiseni me pako për llogari rrjedhëse apo pako biznesi, me shërbime sipas nevojës së klientit me kartelë kreditore Visa Credit Business, POS Terminal, Dropbox dhe e-commerce në NLB Banka sh.a. për 24 muaj pas përfundimit të përzgjedhjes. Nëse kontrata ndërpritet para kohës, atëherë subjekti juridik është i detyruar të paguaj zbritjet e marra në kuadër të këtij Projekti për secilin prej shërbimeve të përdorura.

Tre (3) fituesit rajonal që kanë të drejtë për mbështetje financiare dhe këshilluese, nëse vijnë nga territori i Kosovës, kërkohet të transferojnë në NLB Banka sh.a. të paktën 50% të qarkullimit të tyre vjetor (kjo vlen për klientët e rinj që nuk kanë një llogari/pako biznesi në NLB Banka sh.a. në ditën kur aplikojnë për këtë tender).

x
This website is using cookies. More info. Accept