NLB m-klik - Mobile Banking
Shërbimi m-klik, është versioni për telefona mobil i shërbimit e-klik, i cili ju mundëson qasjen në disa nga tiparet e shërbimit e-klik me siguri të lartë gjatë përdorimit.Shërbimet tua bankare silli n’gisht me NLB M-Klik.
Me aplikacionin e ri-dizajnuar per online banking ju mund të kryeni shpejtë e lehtë shërbimet tuaja bankare.
Krejt cka ju duhet është ta shkarkoni aplikacionin e NLB m-klik në smart telefonin tuaj.
Ky shërbim bankar ju ofron qasje të sigurtë në llogarinë tuaj.
Struktura jote bankare tani është e gjitha në dorën tënde.
Shkarko:
- iOS: https://apps.apple.com/us/app/mklik-nlb-kosova/id1488747977
- Google Play Store: https://play.google.com/store/apps/details?id=hr.asseco.android.jimba.nlbpr.production
Tiparet kryesore të m-klik:
- Pagesa Doganore
- Pagesat per kontrolle fito sanitare
- Pagesat për tatime dhe kontribute ATK
- Pagesat Komunale
- Pagesat e energjisë elektrike edhe me lexues barkodi
- Pagesat ndërkombëtare
- Pagesa e kartelës kreditore të palës të tretë.
- SMS Top Up dhe Pre Paid shërbime si TV, Internet dhe Duo TV.
- Lokacionet e bankomatëve dhe degëve në hartë.
- Kalkulatori i kredive dhe depozitave.
- Bllokimi dhe aktivizimi i kartelave për ATM, Pagesa Online dhe Pagesa ndërkombëtare.
- Ndryshimi i limitit të kartelës në bankomat dhe POS.
Ndiqni 4 hapa të lehtë, dhe ju do të keni bankën në xhepin tuaj!
Ndiqni 4 hapa të lehtë, dhe ju do të keni bankën në xhepin tuaj!
- Lidhni marrëveshjen për shërbimin m-klik
Për m-klik, ju duhet të lidhni marrëveshje duke aplikuar në cilëndo degë të NLB Bankës.
- Instaloni NLB mklik në telefonin mobil
Pas nënshkrimit të kontratës, ju do të pranoni SMS mesazhin që përmban kodet e aktivizimit të NLB m-Klik.
- Shkarko kodin e aktivizimit
Kodet e aktivizimit janë numra që përdoren për të aktivizuar aplikacionin m-klik.
- Shkruani kodin e aktivizimit
Duke vepruar kështu juve menjëherë do tu jepet mundësia për të vendosur PIN numrin tuaj nga katër deri në tetë shifror (PIN) për telefona Android dhe numër gjashtëshifror për telefona iOS, i cili në të ardhmen do të përdoret për tu qasur në NLB m-klik.
Por pajisja me shërbimin m-klik, tani mund të bëhet edhe me kredencialet e e-klik por edhe me metoden e tretë, duke aplikuar me të dhënat personale.
Me m-klik, ju mund të kontrolloni detyrimet që do të ngarkohen në llogarinë tuaj gjatë muajit të ardhshëm – kostot për kartelat kreditore, pagesat mujore, si dhe intereset.
Për humbjen ose vjedhjen e telefonit tuaj mobil të cilin ju e përdorni për shërbimin m-klik duhet ta lajmëroni Bankën duke telefonuar në numrin 038 240 230 100 ose në numrin pa pagesë 0800 50 444. Duke pasur parasysh se personi i cili e ka në posedim telefonin tuaj mobil nuk e di PIN-in për tu qasur në shërbim, m-klik i juaj është ende i sigurt.
PIN-i për m-klik duhet të ruhet sepse është nënshkrimi i juaj. Mos i’a tregoni dhe mos i’a jepni në dispozicion personave të tjerë.F