mKlik Kredi

Një lëvizje e shpejtë mjafton për të fituar.

Online – pa pasur nevojë të vini në Bankë

Aprovim për 5 minuta

Paratë direkt në llogari

Mundësi unike e kreditimit

Shfrytëzo mundësinë unike për të aplikuar për kredi pa pasur nevojë për dokumentacion shtesë dhe pa pasur nevojë fare për të vizituar degën e Bankës.

Tani ju mund të aplikoni për kredi ONLINE 24/7 kudo që të jeni dhe brenda 5 minutave fondet do ti keni të disbursuara në llogarinë e juaj rrjedhëse dhe në dispozicion për shfrytëzim.

Krejt çka duhet të keni dhe të bëni është:

  • qasje në platformën eKlik ose mKlik të NLB Banka,
  • përzgjedhni shumën dhe afatin e kredisë, dhe kërkesa e juaj aprovohet brenda disa sekondave.

Me anë të nënshkrimit digjital të certifikatës së avancuar digjitale të cilën e bëni nëpërmjet futjes së Fjalëkalimit Të Njëhershëm (OTP-One Time Password) që e pranoni nëpërmjet SMS mesazhit, ju do të nënshkruani nga distanca dokumentacionin kreditor, pa pasur nevojë fare të vizitoni degën e Bankës.

Karakteristikat dhe veçoritë e kredisë:

  • Shuma maksimale 10,000 euro
  • Maturiteti 120 muaj
  • Norma e interesit 7,99%
  • Shpenzimet e menaxhimit 1%

Cilat kritere duhet t’i përmbushni për aplikim?

  • Sigurohuni që ti keni të përditësuara të dhënat personale në Bankë përfshirë dhe numrin e telefonit mobil;
  • Të merrni pagë përmes NLB Banka;
  • Të jeni të abonuar në shërbimin eKlik ose mKlik të NLB Banka.

Dokumentet e nevojshme:

  • Nuk ka nevojë për asnjë dokument shtesë;

Si të aplikoni:

Për të aplikuar nga platforma eKlik klikoni këtu: E-KLIK

Ose ndiqni video udhëzuesin:


Shkarkoni aplikacionin:

Regjistrohu për lajme

Ju lutem shkruani emailin tuaj më poshtë për të pranuar lajmet dhe ofertat e fundit nga NLB Banka

x
This website is using cookies. More info. Accept