VISA Personal banking

Kartela e debitit është e lidhur me llogarinë rrjedhëse, e cila mund të përdoret brenda dhe jashtë vendit për pagesa në pika të shitjes, ose për tërheqje nga bankomati.

Provizioni në POS Terminale 0%

Limiti ditor në bankomat 700 €

Limiti ditor në POS Terminale 1500 €

Kujt i dedikohet?

Kartela VISA Personal banking është dizajnuar për gjithë konsumatorët VIP të NLB Banka që kanë llogari rrjedhësi.

Përparësitë kryesore:

  • Debit kartelë me vlefshmëri ndërkombëtare
  • Pagesë në të gjitha terminalet me valutë Euro brenda dhe jashtë vendit me provizion 0%
  • Pagesa e borxhit të kredit kartelës në mënyrë automatike apo nëpërmes NLB E-Klik
  • Tërheqje të parave të gatshme në të gjithë bankomatët e NLB Grupës në Slloveni, Maqedoni, Mal të Zi, Serbi dhe Bosnjë e Hercegovinë me provizion të ulët;
  • Kontrollimi i Bilancit të llogarisë personale pa pagesë në të gjithë bankomatët e NLB Grupës;
  • Rilëshimi pa pagesë i kartelës pas skadimit;
  • Me këtë kartelë mund të pajiset çdo person i rritur-mbajtës i një llogarie personale rrjedhëse në NLB Banka;
  • Limiti ditor bazë për tërheqjen e mjeteve në bankomat është 700 Euro dhe pagesë në POS është 1000 Euro.

Çfarë duhet të bëni në rast të humbjes apo vjedhjes së kartelës suaj?

Ju duhet ta bllokoni kartelën tuaj menjëherë në mënyrë që ta mbroni nga keqpërdorimet e mundshme.

Kartelën mund ta bllokoni duke e lajmëruar në telefon çdo ditë nga ora 08:00-24:00 në numrin 038 240 230 100, dhe të njëjtën gjë  mund ta bëni edhe gjatë orarit të punës në çdo degë të NLB Banka.

Regjistrohu për lajme

Ju lutem shkruani emailin tuaj më poshtë për të pranuar lajmet dhe ofertat e fundit nga NLB Banka

x
This website is using cookies. More info. Accept
Keni nevojë për ndihmë? Bisedo me ne
×