Llogaria e kursimit
NLB Banka në mënyrë të vazhdueshme promovon kulturën e të kursyerit duke ju ofruar mundësi të lehtë dhe të sigurt të të kursyerit përmes llogarisë së kursimit.
NLB Banka në mënyrë të vazhdueshme promovon kulturën e të kursyerit duke ju ofruar mundësi të lehtë dhe të sigurt të të kursyerit përmes llogarisë së kursimit.
Siguri
Stabilitet financiar
Normë preferenciale interesi
Llogaritë e ndryshme të kursimit ju mundësojnë t’i kurseni të hollat tuaja dhe ndërkohë të fitoni edhe interes. Interesi llogaritet në baza ditore dhe ju kreditohet në llogarinë e kursimit në fund të çdo muaji.
Ne ju ofrojmë poashtu edhe urdhëresën e përhershme përmes së cilës kurseni vlera të caktuara të hollash duke i transferuar në mënyrë automatike nga llogaria rrjedhëse në llogarinë e kursimit. Transfer të mjeteve mund të bëni edhe përmes NLB e-klik (e-banking).