Kredi biznesi deri në 100,000€
Zgjeroni biznesin tuaj duke investuar në pajisje dhe makineri apo realizoni furnizimin me mall me kredi investive apo mjete qarkulluese deri në 100,000€ dhe fillo pagesën e këstit të parë pas 3 muajsh.Merr kredi biznesi deri në 100,000€ me normë fikse të interesit dhe fillo pagesën e këstit të parë pas 3 muajsh.
Cilat kushte duhet t'i përmbushni për aplikim:
- Të jeni banor të Republikës së Kosovës;
- Të keni biznes aktiv;
- Biznesi të gjenerojë të hyra, të jetë profitabil;
- Të keni histori të mirë kreditore.
Dokumentet e nevojshme:
- Kopja e regjistrimit të biznesit në MTI dhe konfirmimi;
- Plani i biznesit (projekti investiv),faturat, para kontratat, kontratat etj.;
- Pasqyrat financiare;
- Bashkëhuamarrës, garantues, peng (varësisht nga rasti);
- Dokumente tjera sipas nevojës.
Kushtet për kredi për mjete qarkulluese dhe mjete investive:
- Shuma maksimale e kredisë: deri në 100,000 euro;
- Afati: deri në 36 muaj për mjete qarkulluese, deri në 84 muaj për mjete investive;
- Bashkëhuamarrës, dhe garantues varësisht nga profili i klientit;
- Pa hipotekë deri në 50,000 euro dhe në afat deri në 60 muaj.
Kushtet për sigurim të produktit kreditor me mjete të luajtshme (peng):
- Për periudhën deri në 12 muaj, produkti kreditor duhet të mbulohet minimum 120%;
- Për periudhën deri në 36 muaj, produkti kreditor duhet të mbulohet minimum 150%;
- Për periudhën nga 37 muaj deri në 60 muaj, produkti kreditor duhet të mbulohet minimum 180%.
Të gjitha produktet kreditore për persona juridik në afat mbi 60 muaj duhet të mbulohen me hipotekë.
Kushtet e kredisë investive:
- Financimi: deri në 100%;
- Norma nominale e interesit: 6.00%;
- Norma efektive e interesit: 6.33%;
- Provizioni: 0.50%.
Shembull i kredisë:
- Shuma e kredisë: 100,000.00€;
- Afati i kredisë: 84 muaj;
- Provizioni: 0.50%;
- Norma efektive e interesit: 6.33%;
- Kësti mujor: 1,460.86 euro.
Shuma totale që klienti duhet t’ia kthej Bankës deri në fund të afatit të kontraktuar është 122,711.86 euro.
Kushtet e kredisë për mjete qarkulluese:
- Financimi: deri në 100%;
- Norma nominale e interesit: 6.50%;
- Norma efektive e interesit: 7.06%;
- Provizioni: 0.50%.
Shembull i kredisë:
- Shuma e kredisë: 50,000.00€;
- Afati i kredisë: 36 muaj;
- Provizioni: 0.50%;
- Norma efektive e interesit: 7.06%;
- Kësti mujor: 1,532.45.
Shuma totale që klienti duhet t’ia kthej Bankës deri në fund të afatit të kontraktuar është 55,168.21 euro.