Comfort Card - Kartelë Kreditore
MasterCard Comfort është kartelë kreditore nga brand-i Master, përmes së cilës mund të bleni produkte dhe shërbime të ndryshme pa interes te tregtarët, të cilët kanë marrëveshje me NLB Bankën.
MasterCard Comfort është kartelë kreditore nga brand-i Master, përmes së cilës mund të bleni produkte dhe shërbime të ndryshme pa interes te tregtarët, të cilët kanë marrëveshje me NLB Bankën.
Pa interes
Deri në 36 këste
Çka ta don zemra!
Nëse ju shfrytëzoni Comfort Card për blerje në POS me këste dhe paguani këstin/et e arritura brenda afatit, atëherë nuk do të paguani interes.
Përcaktimi i numrit të kësteve bëhet nga vetë poseduesi i kartelës me rastin e pagesës në POS të NLB Bankës, varësisht prej marrëveshjes së Bankës me tregtarin.
Nëse ju shfrytëzoni Comfort Card për blerje në POS pa këste apo në internet dhe paguani vetëm 5% të borxhit të përgjithshëm brenda afatit, atëherë do të aplikohet interes i rregullt në borxhin e mbetur dhe të papaguar.
Nëse ju shfrytëzoni Comfort Card për blerje në POS pa këste dhe paguani në tërësi borxhin e përgjithshëm brenda afatit, atëherë nuk aplikohet interes.
Nëse ju shfrytëzoni Comfort Card për tërheqje të parave të gatshme nga bankomati, do të aplikohet interesi i rregullt nga data e tërheqjes së mjeteve.
Për secilën blerje që ju keni realizuar me Comfort Card, Banka do të përllogarit borxhin me datën 1 të muajit vijues, kurse afati për kthimin e borxhit është data 15 e atij muaji.
Shkarko Informacionin per MasterCard pa interes
Pagesa minimale është borxhi të cilin duhet ta paguani deri me datën 15 të muajit vijues dhe përfshihet:
Banka në mënyrë automatike realizon pagesën e borxhit të arritur duke transferuar mjetet nga llogaria e klientit në llogarinë e kartelës kreditore të klientit. Nëse klienti dëshiron të paguaj shumë më të madhe se pagesa minimale mujore, këtë mund t’a bëj në sportelet e Bankës apo përmes e-klik.