VISA Classic Revolving

VISA Kredit Revolving është kartelë kreditore e cila mund të përdoret për pagesa të ndryshme përmes pikave të shitjes, internetit, apo për tërheqjen e të hollave nga bankomati brenda dhe jashtë Kosovës përmes secilës bankë që ka marrëveshje me VISA-n.

Shlyerja e borxhit minimal prej 5% çdo muaj

Afat kohor deri në 45 ditë për shlyerjen e detyrimeve pa interes

Kjo kartelë e ka teknologjinë me chip

Grace periudha

Periudha për shfrytëzimin e mjeteve pa paguar interes është maksimum 45 ditë. Kjo nënkupton se nëse një pagesë përmes kartelës është bërë me datën 1 të muajit aktual, klienti ka në dispozicion plot 45 ditë për ta shlyer borxhin pa paguar fare interes, pra deri me datën 15 të muajit pasues. Mirëpo, nëse pagesa është bërë me datën 10 të muajit aktual, atëherë klienti ka në dispozicion 35 ditë për ta shlyer borxhin pa paguar interes. Grace periudha nuk vlen për tërheqje të Cash-it në ATM. Me këtë rast aplikohet interesi i rregullt që nga momenti i tërheqjes së mjeteve nga ATM-i.

 

Limiti i lejuar

Limitin e kreditit e lejon Banka në marrëveshje me secilin klient duke u bazuar në aftësinë kreditore të klientit.

Limiti mund të përdoret gjatë tërë muajit, që do të thotë duke filluar nga data 1 deri më datën 30 apo 31 të muajit përkatës.

Çfarë duhet të bëni në rast të humbjes apo vjedhjes së kartelës suaj?

Ju duhet ta bllokoni kartelën tuaj menjëherë në mënyrë qe ta mbroni nga keqpërdorimet e mundshme.
Kartelën tuaj mund ta bllokoni duke e lajmëruar në telefon çdo ditë nga ora 08:00-24:00 në numrin 038 240 230 100, të njëjtën gjë ju mund t’a bëni edhe gjatë orarit të punës në çdo degë të NLB Banka.

SHKARKO “INFORMACIONI PARAKONTRAKTOR PER VISA REVOLVING”

newsletter-name

newsletter-description

x
This website is using cookies. More info. Accept
Keni nevojë për ndihmë? Bisedo me ne
×