Si të përdorni shërbimin NLB e-Klik?
11 January, 2018Kurseni kohë dhe para duke përdorur shërbimin NLB e-Klik.
e-Klik është sistem i bankimit online që ja mundëson klientit qasjen në llogarinë bankare për të kryer transaksione financiare. Me këtë shërbim ju mund të kryeni të gjitha llojet e transaksioneve nga zyret apo shtëpitë tuaja 24 orë në ditë, 7 ditë në javë, me siguri të plotë, më shpejtë dhe më lirë.
Përparësitë e përdorimit të shërbimit e-Klik.
- Qasja në llogarinë tuaj 24/7;
- Kursimi i kohës;
- Shpenzimet e ulëta;
- Menaxhimi i mjeteve tuaja;
- Përcjellja e gjendjes së llogarive;
- Realizimi i transaksioneve;
Me e-Klik, ju keni qasje në:
- Qarkullimin dhe bilancin e llogarive;
- Detajet e transaksioneve;
- Përcjelljen e planit të amortizimit të kredisë;
- Realizimin e pagesave të ndryshme;
- Krijimin e shablloneve për pagesa të shpeshta;
Me NLB e-Klik ju mund të realizoni operacione bankare si:
- Realizimin e pagesave
- Bankare, brenda NLB Prishtina;
- Kombëtare, me bankat tjera të vendit;
- Ndërkombëtare;
- Realizimi i transaksioneve brenda Bankës dhe ndërbankare me anë të importimit të listës “Pagat”;
- Pagesa e borxhit të Kredit Kartelës;
- Pagesa doganore;
- Shpenzimet mujore si:
- Energjia elektrike;
- Ujësjellësi;
- Telefonia fikse dhe mobile;
- Shërbimet publike
- Pagesa komunale si:
- Pagesat për kopështin e fëmijëve;
- Tatimin në pronë;
- Pagesat e ndryshme komunale;
Nëse të gjitha këto transaksione i realizoni përmes NLB e-Klik, atëherë ju do të kurseni kohë dhe para në krahasim me pagesat në sportel.