Kartela debitore Mastercard

Kartelë debiti e lidhur direkt me llogarinë tuaj personale, e cila ju mundëson përdorimin e saj në vend dhe jashtë vendit për kryerjen e pagesave në pikat e shitjes, ose për tërheqjen e parave të gatshme nga bankomati.

Pagesa në internet

Pagesa në POS

Tërheqje në bankomat

Për kënd është e destinuar?

NLB Debit Mastercard është e dizajnuar për të gjithë klientët e NLB Banka të cilët e kanë të hapur një llogari personale rrjedhëse.

Përparësitë kryesore:

  • Debit kartelë me vlefshmëri ndërkombëtare;
  • Pagesë në të gjitha terminalet me valutë Euro brenda dhe jashtë vendit me provizion 0%;
  • Tërheqje të parave të gatshme në të gjithë bankomatët e NLB Grupës në Slloveni, Maqedoni, Mal të Zi, Serbi dhe Bosnjë e Hercegovinë me provizion të ulët;
  • Kontrollimi i Bilancit të llogarisë personale pa pagesë në të gjithë bankomatët e NLB Grupës;
  • Rilëshimi pa pagesë i kartelës pas skadimit;
  • Me këtë kartelë mund të pajiset çdo person i rritur,mbajtësi një llogarie personale rrjedhëse në NLB Banka;
  • Me këtë kartelë mund të paguani pa kontakt - contactless.

Çfarë duhet të bëni në rast të humbjes apo vjedhjes së kartelës suaj:

Ju duhet ta bllokoni kartelën tuaj menjëherë në mënyrë që ta mbroni nga keqpërdorimet e mundshme.
Kartelën tuaj mund ta bllokoni duke e lajmëruar në telefon çdo ditë nga ora 08:00-24:00 në numrin 038 240 230 100, dhe të njëjtën gjë mund të bëni edhe gjatë orarit të punës në çdo degë të NLB Banka sh.a. Prishtinë.

newsletter-name

newsletter-description

x
This website is using cookies. More info. Accept
Keni nevojë për ndihmë? Bisedo me ne
×