NLB Banka prezanton një standard të ri të pagesave ndërkombëtare përmes SWIFT GPI - Inovacioni Global i Pagesave.
31 December, 2021Me qëllim të përmirësimit të pagesave ndërkombëtare për klientë, NLB Banka është anëtarësuar në SWIFT GPI, ku përmes shfrytëzimit të këtij shërbimi, klientëve ju garantohet realizim më i shpejtë i pagesave, transparencë më të madhe të kostove të transaksionit dhe informacion mbi statusin e transaksionit në kohë reale.
Përveç kësaj, me shërbimin SWIFT GPI është e mundur të paraqiten të gjitha kostot që lidhen me pagesën, kohën e saktë të transaksionit, si dhe konfirmimin e kreditimit të fondeve në llogarinë e përfituesit përfundimtar. Tipari kryesor i standardit të ri është transparenca, pasi ofron një pasqyrë të të gjitha kostove të përfshira në pagesa, duke përfshirë kostot e konvertimit të valutës.
Përmes këtij standardi, Banka i ofron klientëve të saj një përvojë të transfomuar pagesash përmes këtij inovacioni, ku anëtarë të këtij shërbimi janë vetëm disa prej institucioneve financiare më të mëdha në botë.