NLB Banka ndan 100,000€ donacion për bamirësi

26 July, 2023

Çdo ditë, shumë njerëz rreth nesh përballen me vështirësi të ndryshme, qoftë dhunë, sëmundje, varfëri apo vështirësi të tjera që nuk janë të lehta dhe që nevojitet ndihmë për tejkalimin e tyre. Kjo është arsyeja pse Grupi NLB ka vendosur të dhurojë 1.35 milionë euro në të gjitha tregjet në rajonin ku operojmë. Punonjësit e Grupit NLB propozuan rreth 100 organizata dhe në fund me votim zgjodhën më shumë se 30 përfitues, duke përfshirë shoqata të ndryshme, organizata humanitare dhe grupe për të cilat do të dhurojmë ndihmë financiare.

Në ngjarjen e mbajtur sot në zyrën qendrore të Bankës, donacionet iu dorëzuan gjashtë përfituesve që së bashku do të pranojnë 100,000€ donacion. Organizatat e përzgjedhura sipas votimit nga të punësuarit e Bankës mbulojnë disa fusha siç janë: kujdesi për fëmijët, kujdesi për familjet, kujdesi për të moshuarit, si dhe kujdesi për punonjësit që gjenden në vështirësi për shkak të ndonjë sëmundje të rëndë apo aksidenti.

“Ne e shohim përgjegjësinë ndaj klientëve, punonjësve dhe shoqërisë si misionin tonë. Në të njëjtën kohë, ne e dimë se nuk mund ta ndryshojmë për mirë shoqërinë vetëm, por së bashku me individë dhe organizata humanitare që tashmë janë duke punuar në projekte të dobishme shoqërore dhe duke përmirësuar cilësinë e jetës në vendin tonë. Ne jemi të lumtur kur ndihmojmë, motivojmë dhe frymëzojmë vepra të mira, dhe jo vetëm këtu po në të gjithë rajonin e Evropës Juglindore ku operon Grupi NLB” tha z. Gazmend Kadriu, Kryetar i Bordit Udhëheqës në NLB Banka. 

"Jam krenar për donacionin e këtij viti, jo vetëm për organizatat e përkushtuara dhe humanitare që pasurojnë shoqërinë tonë, por edhe për kolegët e mi në Grupin NLB, të cilët me shumë përkushtim dhe krenari propozuan dhe votuan për përfituesit e këtij donacioni. NLB ka dëshmuar edhe një herë se është shumë më tepër sesa thjesht një institucion financiar rajonal, pasi rezultatet e saj të biznesit dhe operacionet e qëndrueshme janë shembull edhe për institucionet tjera në rajon" tha Blaž Brodnjak, CEO në NLB d.d.

Këto janë organizatat përfituese në Kosovë nga ky donacion:

  • NFK “Ndihmë fëmijëve me kancer”
  • Hanidkos Podujeva
  • Shoqata “Autizmi”
  • Shtëpia e të moshuarve në Prishtinë
  • SOS Fshatrat e fëmijëve
  • Fondi për të punësuarit në NLB Banka

Në fjalimet e tyre, përfituesit e donacioneve shprehën mirënjohjen e tyre të madhe për Bankën dhe theksuan se NLB është një shembull i vërtetë i një kompanie të përgjegjshme, me vetëdije për solidaritet dhe ndjeshmëri.

Mbështetja e aktivitetet të tilla që përkrahin komunitetin do të vazhdoj edhe në të ardhmen, me qëllim të përmirësimit së cilësisë së jetës në vendin tonë për sot dhe për të ardhmen.

newsletter-name

newsletter-description

x
This website is using cookies. More info. Accept
Keni nevojë për ndihmë? Bisedo me ne
×