NLB Banka dhe FKGK nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi për Dritaren GROW

31 October, 2023

NLB Banka është tashmë bankë partnere e Fondit Kosovar për Garanci Kreditore (FKGK). Në kuadër të këtij bashkëpunimi, sot u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit për Dritaren GROW e cila do të mbështesë investimet e bizneseve kosovare në energji të ripërtërishme dhe efiçiencë të energjisë.

Dritarja GROW – Dritarja e Rimëkëmbjes dhe Mundësive të Gjelbëra, ka për qëllim të mbështes investimet që rrisin efikasitetin e konsumit të energjisë dhe gjenerimit të energjisë për vetkonsum nga burimet e ripërtëritshme, për NMVM-të. Duke ndarë rrezikun kreditor me bankat partnere, FKGK do të ndihmoj në përmirësimin e kushteve të kreditimit dhe mbështetjen e zhvillimit të qëndrueshëm të këtyre ndërmarrjeve.

Falë kapitalit prej gjashtë (6) milion Euro të dhuruar nga Banka Gjermane për Zhvillim (KfW), asistencës teknike nga Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC) dhe instrumentit të ri-garantimit nga Korporata Financiare e Zhvillimit Ndërkombëtar (DFC); dritarja GROW do të mbështes rimëkëmbjen ekonomike përmes rritjes së investimeve të gjelbëra.

Me këtë rast drejtori menaxhues i Fondit Kosovar për Garanci Kreditore, z. Besnik Berisha, deklaroi “Jemi të lumtur që sot nënshkruajmë marrëveshjen për dritaren GROW edhe me një institucion financiar pra NLB Bankën. Duke marr parasysh përvojën shumëvjeçare në tregun e Kosovës dhe qasjen e përgjegjshme në kreditim, NLB Banka është një partner i rëndësishëm i FKGK-së në drejtim të realizimit të objektivave të përgjithshme institucionale. Ky bashkëpunim me NLB, i cili nuk është i pari dhe as që mendojmë se do të jetë i fundit, do të ndihmojë në realizimin e objektivave të qëndrueshmërisë për të dy institucionet. Pra, në rastin konkret, Dritarja GROW ( Dritarja e Rimëkëmbjes dhe Mundësive të Gjelbëra) do të mbështesë zhvillimin e ndërmarrjes, përmes investimeve në fushën e energjisë së ripërtëritshme dhe efiçiencës së energjisë”.

Gazmend Kadriu, Kryetar i Bordit Udhëheqës në NLB Banka, u shpreh mirënjohës ndaj FKGK për besimin dhe bashkëpunimin. “Ky partneritet shënon një hap të rëndësishëm në angazhimin tonë ndaj qëndrueshmërisë dhe përkushtimin tonë për të mbështetur investimet e klientëve tanë në energji të ripërtërishme dhe drejt ndryshimeve pozitive. Kemi besim se ky bashkëpunim do të sigurojë rezultate të jashtëzakonshme, duke na lejuar të fuqizojmë ndërmarrje mikro, të vogla dhe të mesme si dhe të krijojmë një të ardhme më premtuese për të gjitha palët e përfshira.”

NLB Banka ka bashkëpunuar edhe në të kaluarën me Fondin Kosovar për Garanci Kreditore në kuadër Dritares Standarde, Dritares Start-up, Dritares Gratë në Biznes dhe Dritarja Agro.



newsletter-name

newsletter-description

x
This website is using cookies. More info. Accept
Keni nevojë për ndihmë? Bisedo me ne
×