Grupi NLB fton artistët e rinj nga rajoni që të paraqesin veprat e tyre të artit në ftesë publike ndërkombëtare
15 February, 2024 Grupi NLB fton artistët e rinj nga Evropa Juglindore të paraqesin veprat e tyre në fushën e artit intermedial në ftesë publike ndërkombëtare.Grupi NLB nuk është vetëm një grup lider bankar dhe financiar me seli dhe interes strategjik në Evropën Juglindore, por edhe një mbështetës dhe mbrojtës i rëndësishëm i kulturës dhe artit rajonal. NLB MUZA, programi i trashëgimisë kulturore të NLB-së përbëhet nga koleksionet e artit dhe muzeut, si dhe muzetë dhe galeritë e Grupit NLB. Koleksioni SEE Art, i cili u themelua në janar 2023, është pjesë e programit NLB MUZA. Duke porositur, blerë, prezantuar dhe promovuar artin bashkëkohor, Grupi NLB po bëhet mbështetësi dhe partneri kryesor i artit në Evropën Juglindore.
Kush mund të aplikoj?
Ftojmë artistë të rinj nga Sllovenia, Kroacia, Bosnja dhe Hercegovina, Serbia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Kosova të paraqesin veprat e tyre të artit në fushën e artit intermedial të krijuara në pesë vitet e fundit. Maksimumi pesë vepra arti do të përzgjidhen për ekspozitën e parë hapëse të Galerisë Bankarium në Lubjanë dhe vepra fituese do të blihet për Koleksionin e Arteve SEE.
Më shumë informacion rreth ftesës publike ndërkombëtare i gjeni në: www.nlb.si/intersection.
Propozimet e dorëzuara në këtë ftesë publike do të vlerësohen nga një komision ndërkombëtar ekspertësh prej pesë anëtarësh si më poshtë:
Tevž Logar, kurator, redaktor dhe shkrimtar i pavarur, kryetar i Këshillit Artistik të NLB, Maja Kolariq, historiane e artit, kuratore dhe drejtoreshë e Muzeut të Artit Bashkëkohor të Beogradit, anëtare e Këshillit të Artit NLB, Mira Gačina, historiane dhe kritike e artit, kuratore, anëtare e Këshillit Artistik të NLB, Ana Herman, Drejtuese e Projekteve të Komunikimit të NLB, Matko Mioç, Drejtor, Trashegemia kulturore NLB.
Çfarë po kërkojmë?