NLB Banka mbështet ekspozitën “Reporting House” në përkujtim të 25 Vjetorit të çlirimit të Kosovës

12 June, 2024

Realizuar nga Jeta Xharra dhe kuruar nga Gazmend Ejupi, kjo është ekspozita e parë që prezanton përmbajtje arkivore nga puna e gazetarëve, fotografëve dhe punonjësve të mediave, të cilat vijnë si dëshmi për të krijuar kujtesë kolektive mbi ngjarjet që ndodhën gjatë viteve 90-ta në Kosovë.

“Protestat e 1 tetorit 1997”, “Protestat e minatorëve“, “Mësimi në shtëpitë-shkolla”, “Bukë për gratë dhe familjet e Drenicës”, janë vetëm disa nga pamjet që do të mund t’i shihni në këtë ekspozitë e cila do të qëndrojë e hapur deri në javën e dytë të shtatorit në ish-Shtëpinë e Mallrave ‘Gërmia’ në Prishtinë.

Në këtë përpjekje për të ndriçuar të kaluarën, kuptojmë se e ardhmja është përpara nesh, duke na sfiduar të punojmë çdo ditë më shumë.

NLB Banka mbështet këto iniciativa sepse beson se dokumentimi dhe ruajtja e kujtesës historike janë thëlbësore për ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë për të gjithë ne.

newsletter-name

newsletter-description

x
This website is using cookies. More info. Accept
Keni nevojë për ndihmë? Bisedo me ne
×