Letër kreditë ju sugjerojmë në veçanti për rastet si në vijim:
- Kur ju, çoftë në rolin e blerësit apo shitësit, sapo keni krijuar marrëdhënie kontraktuese me partnerin tuaj dhe nuk keni informata të mjaftueshme lidhur me afarizmin dhe/apo aftësitë paguese të tij;
- Kur njëra apo të dyja palët veprojnë në shtete të cilat karakterizohen nga faktorë me rrezik të lartë ekonomik apo politik;
- Legjislacioni dhe praktika tregtare e shtetit të përfituesit kërkon shfrytëzimin e letër kredisë, etj.
NLB Banka lëshon Letër kredi në bazë të Rregullave dhe Praktikave të Përgjithshme për Letër Lreditë Dokumentare (UCP 600) të Odës Ekonomike Ndërkombëtare, Paris, Francë.
Letër Kreditë importuese
Letër Kredia është obligim me shkrim, të cilin e merr përsipër banka jonë, në emër të klientëve të saj (aplikues/urdhërdhënës), për t’i kryer pagesën eksportuesit (përfituesit) brenda një afati të caktuar kohor, me kusht që eksportuesi t’i paraqes bankës dokumente që janë në përputhje me kushtet dhe afatet e parapara në Letër Kredi.
Me letër kredi, nëse jeni në rolin e importuesit, keni disa avantazhe:
- Banka mund t’ju këshillojë për llojin e dokumentave të duhur që mund t’i kërkoni përmes letër kredisë, të cilët mund të ju sigurojnë nga rreziku i mundshëm në lidhje me mos përmbushjen e obligimeve nga ana e Eksportuesit/Shitësit;
- Mund të insistoni në dërgimin e mallërave brenda nja afati të arsyeshëm kohor, duke përcaktuar datën e fundit për dërgim të mallit dhe për prezentim të dokumentave;
- Pagesa do t’i kryhet eksportuesit vetëm nëse dokumentat janë prezentuar në pajtim me kushtet e Letër Kredisë;
- Me Letër Kredi mund të fitoni çmim më të mirë sipas kontratës komerciale se sa me ndonjë instrument tjetër më pak më të sigurtë;
- Mund të paguani me afat të shtyrë, etj.
Ne lëshojmë këto lloje të Letër kredive Importuese:
- Të konfirmuara;
- Të pa konfirmuara;
- Të transferueshme;
- Përsëritëse (Revolving);
- Standby.
Letër Kreditë eksportuese
- NLB Banka luan edhe rolin e bankës njoftuese (Advising Bank) për Letër Kreditë Dokumentare Eksportuese të lëshuara në favorin tuaj nga ndonjë bankë tjetër, apo edhe të bankës konfirmuese të këtyre Letër Kredive.
Me letër kredi, nëse jeni në rolin e eksportuesit, keni disa avantazhe:
Pagesa do t’ju kryhet nga banka lëshuese apo konfirmuese nëse i prezentoni dokumentat në pajtim me kushtet e kërkuara me Letër Kredi, që nënkupton se pranimi i pagesës nuk varet nga dëshira apo aftësia paguese e Imprtuesit/Blerësit;
- Mund ta përckatoni kushtin që pagesa të kryhet me të pranuar të dokumentave;
- Letër kredia nuk mund të anulohet apo ndryshohet pa pëlqimin tuaj.