FTESË PËR OFERTIM
25 September, 2024 Personalizimi i Kartelave për NLB Banka sh.a. PrishtinëFtohen subjektet e interesuara që për nevojat e NLB Banka sh.a., të paraqesin ofertat e tyre për Personalizimin e Kartelave për NLB Banka sh.a. Prishtinë
- Ofertuesit së bashku me oferta duhet të dorëzojnë edhe dokumentacionin shtesë:
- Çertifikatën e regjistrimit të biznesit,
- Çertifikatën e regjistrimit fiskal,
- Kompania duhet të ketë referenca mbi kryerjen e punëve të ngjashme të dëshmuara,
- Çmimet e kotuara në euro (€),
- Në çmim të përfshihet TVSH-ja,
- Afati i liferimit.
Vlefshmëria e ofertës duhet të jetë 45 ditë nga dita e dorëzimit.
Ju informojmë se detajet shtesë janë të përfshira brenda dosjes së tenderit, ndërsa për më shumë informata mund të kontaktoni në email: prokurimi@nlb-kos.com.
Afati për dorëzimin e ofertave është 02.10.2024
Ofertat e dorëzuara pas këtij afati nuk do të shqyrtohen.