FTESË PËR OFERTIM
11 November, 2024 Për furnizimin,servisimin, montimin dhe demontimin e kondicionerëveFtohen subjektet e interesuara që për nevojat e NLB Banka sh.a., të paraqesin ofertat e tyre për furnizimin,servisimin,montimin dhe demontimin e kondicionerëve.
Ofertuesit së bashku me oferta duhet të dorëzojnë edhe dokumentacionin shtesë:
- Çertifikatën e regjistrimit të biznesit,
- Çertifikatën e regjistrimit fiskal,
- Kompania duhet të ketë referenca mbi kryerjen e punëve të ngjashme të dëshmuara
- Çmimet e kotuara në euro (€)
- Në çmim të përfshihet TVSH-ja
- Afati i liferimit dhe
- Garancioni.
Vlefshmëria e ofertës duhet të jetë 45 ditë nga dita e dorëzimit.
Dosjen e tenderit mund ti kërkoni përmes postës elektronike prokurimi@nlb-kos.com ndërsa për më shumë informata mund të kontaktoni në numrin e telefonit: + 383 38 744 042 & + 383 38 744 078.
Afati për dorëzimin e ofertave është 18.11.2024
Ofertat e dorëzuara pas këtij afati nuk do të shqyrtohen.