FTESË PËR OFERTIM
20 November, 2024 Për furnizimin me makinë për numërimin dhe verifikimin e parave për Trezorin QendrorFtohen subjektet e interesuara që për nevojat e NLB Banka sh.a., të paraqesin ofertat e tyre për furnizimin me makinë për numërimin dhe verifikimin e parave për Trezorin Qendror.
Ofertuesit së bashku me oferta duhet të dorëzojnë edhe dokumentacionin shtesë:
- Çertifikatën e regjistrimit të biznesit,
- Çertifikatën e regjistrimit fiskal,
- Kompania duhet të ketë referenca mbi kryerjen e punëve të ngjashme të dëshmuara
- Çmimet e kotuara në euro (€)
- Në çmim të përfshihet TVSH-ja
- Afati i liferimit dhe
- Garancioni.
Vlefshmëria e ofertës duhet të jetë 45 ditë nga dita e dorëzimit.
Dosjen e tenderit mund ti kërkoni përmes postës elektronike prokurimi@nlb-kos.com ndërsa për më shumë informata mund të kontaktoni në numrin e telefonit: + 381 38 744 042 dhe + 381 38 744 078.
Afati për dorëzimin e ofertave është 27.11.2024
Ofertat e dorëzuara pas këtij afati nuk do të shqyrtohen.