NLB renditet në mesin e performuesve më të mirë të ESG-së

NLB d.d. vazhdon të krijojë gjurmë më të mira dhe të forcojë ndikimin e saj në Evropën Juglindore, veçanërisht në qëndrueshmëri. Pas përmirësimit të ndjeshëm të vlerësimit të rrezikut ESG me notën 10.5 nga Morningstar Sustainalytics në fund të vitit 2024, kompania tani ka fituar dy njohje të kompanive më të vlerësuara (Top-Rated Companies badges) nga e njëjta kompani udhëheqëse e kërkimit, vlerësimeve dhe të dhënave ESG.
“Ne jemi jashtëzakonisht krenarë për këtë mirënjohje për NLB dhe të gjithë Grupin, e cila pasqyron përpjekjet e zellshme të menaxhmentit tonë, koordinatorëve të ESG-së dhe të gjithë punonjësve. Kjo mirënjohje përforcon përkushtimin e NLB-së për një botë më të mirë, duke filluar nga rajoni ynë. Vlerësimet e forta dhe njohjet e simboleve nga agjencitë me reputacion u sinjalizojnë palëve të interesuara se kompania është e qëndureshme dhe duke menduar për të ardhmen, duke menaxhuar në mënyrë efektive rreziqet e duke shfrytëzuar mundësitë e qëndrueshmërisë. Për investitorët, ky përfaqëson një tregues thelbësor të vlerës afatgjatë dhe praktikave të përgjegjshme të biznesit në tregun e sotëm”. tha Ivan Tomić, Drejtor për Strategy and Business Development në NLB d.d.
NLB Group përmirëson ndjeshëm vlerësimin e rrezikut ESG
Viti i kaluar, ka qenë vërtetë një vit mahnitës. Një vit në të cilin NLB Group nuk i munguan mundësitë për të treguar njohuritë dhe ekspertizën e saj, ku ka konfirmuar veten me operacione inovative, të përgjegjshme, dhe me veprime që krijuan gjurmë më të mira. Ne jemi krenarë që përpjekjet tona dhe përparimi ynë në krijimin e gjurmëve më të mira janë njohur edhe një herë dhe janë pasqyruar edhe në përmirësimin e vlerësimit të rrezikut ESG nga një nga kompanitë kryesore të pavarura të kërkimit, vlerësimeve dhe të dhënave të ESG në botë – Morningstar Sustainalytics.
Vlerësimi i ri i përmirësuar i ESG të NLB prej 10.5, që reflekton një rrezik të ulët të ndikimeve financiare materiale nga faktorët ESG, e vendos NLB-në në mesin e 5% më të mirë të të gjitha bankave të vlerësuara nga Morningstar Sustainalytics. Kjo përfaqëson më shumë se 34% përmirësim nga vlerësimi që NLB mori një vit më parë. Morningstar Sustainalytics ka përditësuar së fundi bazën e saj të qeverisjes korporative, duke krijuar dy çështje të pavarura materiale ESG për qeverisjen korporative dhe qeverisjen e palëve të interesuara. Për më tepër, përmbajtja e çështjeve ekzistuese të privatësisë së të dhënave dhe të sigurisë kibernetike të materialeve ESG është zgjeruar.
Ne kemi përmirësuar më së shumti operacionet tona të qëndrueshme në privatësinë e të dhënave, sigurinë kibernetike, politikën e marketingut të përgjegjshëm dhe menaxhimin e përgjegjshëm të aseteve.
Vlerësimi i përmirësuar për të tretën herë radhazi
Vlerësimi i rrezikut ESG, ngjashëm me vlerësimin e kredisë, është një matje e vlerësimit të performancës së një kompanie, fondi ose siguracioni, me përjashtim të faktit që fokusohet në përmbushjen e standardeve mjedisore (E), sociale (S) dhe të qeverisjes (G), në vend të kredisë.
Ky është vlerësimi i tretë i rrezikut ESG nga Sustainalytics që NLB ka marrë, ku secili vlerësim ka shënuar përmirësim. Në vitin 2022, NLB mori vlerësimin e rrezikut prej 17.7, duke qenë njëkohësisht banka e parë me seli dhe interes strategjik ekskluziv në Evropën Juglindore e cila ka marrë këtë vlerësim, si dhe e para ndër kompanitë e listuara në bursën e Lubjanës. Ndërsa një vit më parë mori vlerësimin 16.0.