FTESË PËR OFERTIM

18 April, 2025 Objekt Afarist në Mitrovicë

Ftohen të interesuarit që për nevojat e NLB Banka sh.a, të paraqesin ofertat e tyre për objekt afarist në Mitrovicë me sipërfaqe reth 80 m² në rrugët “Mbretresha Teutë”, apo “Sheshi Agim Hajrizi”.

Ofertuesit së bashku me oferta duhet të dorëzojnë edhe dokumentacionin shtesë:

  • Fletën poseduese,
  • Kopjen e planit të objektit,
  • Lejen e ndërtimit të objektit,
  • Çmimi Bruto për m²,
  • Çmimet të kotuara me Euro.

Objekti afaristë duhet ti plotëson kërkesat si në vijim:

  • Objekti duhet të ketë rreth 80 m² ,
  • Objekti të jetë në katin përdhesë me qasje të papenguar për persona me aftësi të kufizuar,
  • Lartësia e pastër e objektit, pra pllafoni i lëshuar të jetë min. 300 cm,
  • Objekti duhet të posedoj ngrohje qendore,
  • Objekti duhet ti ketë dy toalete të ndara sipas gjinive,
  • Objekti duhet të ketë qasje direkte nga rruga kryesore,
  • Të ketë hapësirë të mjaftueshme për parking minimum dy vende,
  • Të ketë ndriqim të mjaftueshëm natyror,
  • Të jetë objekt reprezentativ, i përshtatshëm për destinim bankar,
  • Të posedoj gjithë dokumentacionin e nevojshëm ligjor.

Vlefshmëria e ofertës duhet të jetë 45 ditë nga dita e dorëzimit.

Oferta në zarf të mbyllur dorëzohen në Arkivin e Bankës që gjendet ne Prishtinë, rr.Ukshin Hoti nr.124,ose përmes postës elektronike prokurimi@nlb-kos.com. Për më shumë informata mund të kontaktoni në numrin e telefonit: + 381 38 744 042 & + 383 38 744 078.

Afati për dorëzimin e ofertave është 25.04.2025.

Ofertat e dorëzuara pas këtij afati nuk do të shqyrtohen.

newsletter-name

newsletter-description

x
This website is using cookies. More info. Accept