KONKURS PËR PUNË

26 May, 2025

NLB Banka sh. a., me seli në Prishtinë, shpall 

KONKURS 

për zgjedhjen e kandidatëve për vendet e punës

  • Koordinator për kontabilitet në Divizionin e Financave (një vend pune)
  • Zyrtar i lartë për kontroll në Divizionin e Financave (një vend pune)
  • Zyrtar i lartë për raportim në Divizionin e Financave (një vend pune)


I. Koordinator për kontabilitet 

KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA

  • Diplomë universitare në lëmin e ekonomisë, financave, kontabilitetit, administrimit të biznesit, matematikë financiare ose lëmi të ngjashme;
  • Obligohet ti ketë së paku 5 vjet përvojë pune në shërbimet bankare ose të ngjashme;
  • Preferohet të jetë kontabilist i certifikuar;
  • Aftësi për menaxhim të ekipit dhe menaxhim të kohës;
  • Aftësi të mira të komunikimit dhe të koordinimit;
  • Shkathtësi të mira kompjuterike, veçanërisht në Excel;
  • Obligohet njohja e gjuhës angleze.

PËRSHKRIMI I DETYRAVE TË VENDIT TË PUNËS

  • Kontrollon dhe koordinon drejtpërsëdrejti punët e kontabilitetit të Bankës;
  • Kontrollon dhe jep udhëzime dhe shpjegime të punëve të kontabilitetit, përcjell ecuritë dhe saktësitë për realizimin e tyre për Bankën;
  • Kontrollon dhe monitoron gjendjen sintetike me gjendjen analitike në modulet aktive të Bankës;
  • Përgatitë regjistrimet kontabël të transaksioneve bankare;
  • Udhëzon dhe monitoron stafin e kontabilitetit për regjistrime kontabël;
  • Propozon dhe zbaton regjistrimet e nevojshme kontabël për qëllime te rikoncilimeve kontabël;
  • Përgjegjës për kontroll dhe rikoncilim të regjistrimeve kontabël, pagave, aseteve, zhvlerësimit, dhe agjustimeve tjera kontabël;
  • Përgjegjës për mbylljen e periudhave kontabël;
  • Përgjegjës për përgatitjen dhe raportimin e tatimeve të aplikueshme në Kosovë;
  • Krijon skema kontuese për produkte te reja si dhe monitoron implementimin e tyre;
  • Përcjellë dhe zbaton dispozitat ligjore ne Kosove dhe standardeve ndërkombëtare te raportimit financiar (IFRS);
  • Asiston në mbylljen e librave kontabël dhe kontrollet përkatëse;
  • Inicion zhvillime të nevojshme në sistemet e IT-së për përmirësim të proceseve kontabël;
  • Koordinon punët me auditor të jashtëm dhe brendshëm si dhe merr pjesë në zbatimin dhe implementimin e rekomandimeve të auditorëve të brendshëm dhe të jashtëm që dalin nga auditimet e tyre për Divizionin e Financave,
  • Kryen edhe punë të tjera nga fushëveprimi i vendit të punës të sipas kërkesës së, Zv. Drejtorit të Divizionit dhe Drejtorit të Divizionit të Financave.


II. Zyrtar i lartë për kontroll 

KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA

  • Diplomë universitare në lëmin e ekonomisë, financave, kontabilitetit, administrimit të biznesit ose lëmi të ngjashme;
  • Obligohet se paku 3 vite përvojë në banka ose institucione tjera financiare;
  • Njohuri të mirë të financave dhe shkathtësi të shkëlqyeshme komunikuese;
  • Njohuri të avancuara të Microsoft Office, posaçërisht në Excel;
  • Obligohet njohja e mirë e gjuhës angleze.

PËRSHKRIMI I DETYRAVE TË VENDIT TË PUNËS

  • Kontrollimi i veprimeve ditore të departamentit të kontabilitetit dhe financave dhe raportet me degët;
  • Regjistron dhe mirëmban regjistrin e asketeve fikse;
  • Kontrollon saktësinë e përllogaritjes se zhvlerësimit dhe amortizimit;
  • Kontrollon dhe jep sugjerime për evidencën jashtë bilansorë te aseteve;
  • Kontrollon dhe mirëmban asetet e ri poseduara;
  • Koordinon punët me ekipin e kontabilitetit në implementim te mekanizmave të kontrollit
  • Monitoron implementimet e rekomandimeve të auditorëve te jashtëm dhe të brendshëm;
  • Kontrollon faturat dalëse te bankës, TVSH-se dhe Tatimeve tjera të mbajtura në burim;
  • Kontrollon regjistrimet kontabël dhe saktësinë e tyre;
  • Kryen edhe punë të tjera nga fushëveprimi i vendit të punës të sipas kërkesës së udhëheqësve në hierarki në kuadër të Divizionit të Financave.


III. Zyrtar i lartë për raportim 

 KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA

  • Diplomë universitare në lëmin e ekonomisë, financave, kontabilitetit, administrimit të biznesit ose lëmi të ngjashme;
  • Obligohet se paku 2 vite përvojë në banka ose institucione tjera financiare;
  • Njohuri të mirë të financave dhe shkathtësi të shkëlqyeshme komunikuese;
  • Njohuri të avancuara të Microsoft Office, posaçërisht në Excel;
  • Obligohet njohja e mirë e gjuhës angleze.

PËRSHKRIMI I DETYRAVE TË VENDIT TË PUNËS

  • Përgjegjës për përgatitjen, koordinimin dhe raportimin e raporteve sipas afateve kohore të BQK-së;
  • Përgjegjës për përgatitjen, koordinimin dhe raportimin e raporteve sipas afateve kohore për Fondin për Sigurimin e Depozitave;
  • Përgjegjës për kontroll dhe raportim të tatimeve në Administratën Tatimore të Kosovës;
  • Asiston dhe ndihmon në përgatitjen e raporteve të brendshme financiare dhe operacionale;
  • Propozon, përpilon dhe krijon raporte të nevojshme që ndihmojnë vendimmarrjen;
  • Inicion zhvillime te nevojshme në sistemet e IT për përmirësim dhe automatizim të raporteve dhe proceseve;
  • Propozon, zbaton dhe monitoron përmirësimet e nevojshme të të dhënave;
  • Krijimi i raporteve në Power BI;
  • Merr pjesë në përgatitjen e politikave, procedurave dhe akteve normative në kuadër të Divizionit;
  • Përcjellë dhe zbaton dispozitat ligjore në Kosove dhe standardeve ndërkombëtare te raportimit financiar (IFRS);
  • Merr pjesë në zbatimin e rekomandimeve të auditorëve te brendshëm dhe atyre të jashtëm që dalin nga auditimi i tyre lidhur me Divizionin për Financa, Kontabilitet dhe Kontroll Financiare;
  • Kryen edhe punë të tjera në kuadër të Sektorit te Raportimit në Bankë sipas udhëzimeve të mbikëqyrësit të drejtpërdrejt dhe atyre në hierarki.

Aplikacioni duhet të plotësohet direkt në web faqen e Bankës www.nlb-kos.com, deri më datën 3 qershor 2025. Me rastin e plotësimit të aplikacionit duhet t’i bashkëngjitet edhe kopja e diplomës së kualifikimit dhe CV-ja.

Apliko këtu

newsletter-name

newsletter-description

x
This website is using cookies. More info. Accept