Zyrtar i lartë për zgjidhje të biznesit në Divizionin për Financa

09 June, 2025 KONKURS PËR PUNË

NLB Banka sh. a., me seli në Prishtinë, shpall

KONKURS 

për zgjedhjen e kandidatit për vendin e punës

Zyrtar i lartë për zgjidhje të biznesit në Divizionin për Financa (një vend pune)

KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA

  • Diplomë universitare në shkenca kompjuterike, sisteme të informacionit ose lëmi të ngjashme;
  • Njohuri në MS SQL Server; përgatitjen e “SQL query” dhe procedurave për nxjerrjen e të dhënave, duke siguruar saktësi, përpikëri dhe qëndrueshmëri të të dhënave;
  • Njohuri në integrime të shënimeve në mes platformave të ndryshme, duke siguruar kualitetin e re dhënave ne platforma te ndryshme;
  • Së paku 2 vite përvojë pune, në punët dhe detyrat e ngjashme me përshkrimin e detyrave për këtë vend të punës;
  • Njohuri në krijimin e “data seteve” dhe “data marts” për data bazën analitike dhe të raportimit;
  • Njohuri në analizë dhe dizajnimin e kërkesave të biznesit dhe përdorimin e ndonjërës nga veglat e raportimit “BI Tools”, e preferuar Power BI;
  • Atësi të mira komunikuese, ndër-personale, analitike dhe të zgjidhjes së problemeve;
  • Njohja e obligueshme e gjuhës angleze.

PËRSHKRIMI I DETYRAVE KRYESORE TË VENDIT TË PUNËS

  • Të analizoj dhe krijoj raporte të ndryshme për nevojat e Bankës;
  • Të vlerësoj procesin e grumbullimit të shënimeve dhe integritetin e shënimeve për të gjitha të dhënat hyrëse që paraqiten në raporte;
  • Të analizoj, dokumentoj dhe mirëmbaj proceset e biznesit dhe rrjedhën e të dhënave;
  • Menaxhoj projekte të veçanta që kanë të bëjnë me raportimin në Bankë;
  • Të mbështesë linjat afariste në definimin e kërkesave afatshkurta dhe afatgjata;
  • Krijon procedura dhe funksione në bazën e të dhënave për nxjerrjen e të dhënave që shfrytëzohen për raportim;
  • Ekstrakton të dhënat nga sistemet ekzistuese dhe të arkivave sipas kërkesës se biznesit;
  • Përkrahja dhe zgjidhja e problemeve të shfrytëzueseve të sistemit me rastin e punës së tyre të përditshme;

Sipas kërkesës të udhëheqësit të drejtpërdrejt kryen edhe punë dhe detyra të tjera nga fushëveprimi i vendit të punës.

Aplikacioni duhet të plotësohet direkt në web faqen e Bankës www.nlb-kos.com, deri më datën 17 qershor 2025. Me rastin e plotësimit të aplikacionit duhet t’i bashkëngjitet edhe kopja e diplomës së kualifikimit dhe CV-ja.

Apliko këtu

newsletter-name

newsletter-description

x
This website is using cookies. More info. Accept