KONKURS PËR PUNË

19 June, 2025

NLB Banka sh. a., me seli në Prishtinë, shpall

KONKURS PUBLIK 

për zgjedhjen e kandidatëve për vendet e punës

  1. Zyrtar i Lartë për Zhvillimin e Aftësive për të Ardhmen dhe Talenteve në Sektorin për Burime Njerëzore dhe Organizim ( një vend pune)
  2. Zyrtar i lartë për Kulturë Organizative dhe Lidership në Sektorin për Burime Njerëzore dhe Organizim. ( një vend pune) 

Zyrtar i Lartë për Zhvillimin e Aftësive për të Ardhmen dhe Talenteve

KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA

  • Diplomë universitare në: Burime Njerëzore, Psikologji, Sociologji, Menaxhim ose fusha të ngjashme;
  • Së paku 3 vite përvojë relevante në zhvillim të aftësive ose menaxhim të talentëve;
  • Aftësi të avancuara analitike, komunikuese dhe ndër-personale.
  • Përvojë në menaxhimin e proceseve dhe projekteve;
  • Njohja obligative e gjuhës angleze, në të folur dhe të shkruar (niveli i avancuar).

PËRSHKRIMI I DETYRAVE TË VENDIT TË PUNËS

  • Analizon nevojat për aftësi të së ardhmes në përputhje me strategjinë dhe objektivat zhvillimore të Bankës;
  • Identifikon boshllëqet e aftësive dhe përafron zhvillimin e tyre me prioritetet e biznesit;
  • Në bashkëpunim me kolegë, zhvillon dhe koordinon programe për zhvillimin profesional dhe ngritjen e kapaciteteve të punonjësve;
  • Zbaton politikat dhe praktikat e NLB Group për menaxhimin e talentëve dhe zhvillimin e karrierës së tyre;
  • Projekton dhe zbaton programe trajnimi në bashkëpunim me trajnerë të brendshëm dhe të jashtëm;
  • Menaxhimi i moduleve online të trajnimeve si dhe platformës Udemy dhe promovimi i kulturës së mësimit të vazhdueshëm;
  • Ndihmon kolegët në iniciativa dhe projekte tjera në kuadër të Sektorit;
  • Harton raporte të rregullta mujore, tremujore, gjashtëmujore dhe vjetore;
  • Kryen detyra të tjera të përcaktuara nga udhëheqësi në përputhje me fushëveprimin e pozitës.

Zyrtar i lartë për Kulturë Organizative dhe Lidership 

KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA

  • Diplomë universitare në: Burime Njerëzore, Psikologji, Sociologji, Menaxhim ose fusha të ngjashme;
  • Së paku 3 vite përvojë relevante në sjellje organizative ose lidership;
  • Ekspertizë në menaxhimin e imazhit të institucionit;
  • Përvojë në menaxhimin e proceseve dhe projekteve;
  • Njohja obligative e gjuhës angleze, në të folur dhe të shkruar (niveli i avancuar).

PËRSHKRIMI I DETYRAVE TË VENDIT TË PUNËS

  • Zbaton strategjinë për zhvillimin e kulturës organizative në NLB Banka;
  • Në koordinim me udhëheqësin direkt analizon nevojat për zhvillimin e kapaciteteve për nivele të larta drejtuese të NLB Banka;
  • Ndërmerr iniciativa dhe koordinon nisma për mirëqenie, bashkëpunim dhe përfshirje të stafit si dhe promovon vlerat e NLB Banka;
  • Matje të performancës dhe progresit të kulturës organizative dhe përcjell KPI-të për njësitë e Bankës;
  • Person përgjegjës për të gjitha aktivitetet për “Employer Brand” në NLB Banka;
  • Sigurimi i mbarëvajtjes së procesit të (onboarding) për të gjithë të punësuarit e rinj;
  • Ndihmon kolegët në iniciativa dhe projekte tjera në kuadër të Sektorit;
  • Harton raporte të rregullta mujore, tremujore, gjashtëmujore dhe vjetore.
  • Kryen detyra të tjera të përcaktuara nga udhëheqësi në përputhje me fushëveprimin e pozitës.

 

Aplikacioni duhet të plotësohet direkt në web faqen e Bankës www.nlb-kos.com, deri më datën 28 qershor 2025. Me rastin e plotësimit të aplikacionit duhet t’i bashkëngjitet edhe kopja e diplomës së kualifikimit dhe CV-ja.

Apliko këtu  


newsletter-name

newsletter-description

x
This website is using cookies. More info. Accept