KONKURS PËR PUNË
NLB Banka sh. a., me seli në Prishtinë, shpall
KONKURS
për zgjedhjen e kandidatëve për vendet e punës
- Zyrtar për Korporata në Divizionin për Korporata (një vend pune)
- Arkëtar në Filialin e Bankës në Podujevë (një vend pune).
Zyrtar për Korporata
PËRSHKRIMI I DETYRAVE TË VENDIT TË PUNËS
- Diplomë universitare në lëmin e ekonomisë, financave, kontabilitetit, administrimit të biznesit ose lëmi të ngjashme;
- Obligohet se paku 3 vite përvojë në banka ose institucione tjera financiare, përparësi kanë ata të cilët kanë përvojë në lëmin e kreditimit për korporata;
- Njohuri të mirë të financave dhe shkathtësi të shkëlqyeshme komunikuese;
- Njohuri të avancuara të Microsoft Office, posaçërisht në Excel;
- Obligohet njohja e mirë e gjuhës angleze;
- Obligohet posedimi i patentë shoferi “B”.
PËRSHKRIMI I DETYRAVE TË VENDIT TË PUNËS
- Monitorimin e vazhdueshëm të klientëve ekzistues të Bankës të cilët i shfrytëzojnë produktet kreditore, biznesin dokumentar dhe shërbimet tjera bankare;
- Identifikimin e ndryshimeve të mundshme në gjendjen e klientit si dhe dhurimin e informacioneve të rëndësishme në baza të rregullta;
- Sigurimin e informacioneve relevante për Bordin Udhëheqës të Bankës, i cili është kompetent për marrjen e vendimeve;
- Prezantimin i produkteve të reja dhe ekzistuese të Bankës dhe kontaktet direket me klientët;
- Të iu përgjigjen klientëve për pyetjet dhe kërkesat e tyre brenda një kohe të shkurtër;
- Të krijoj besim afatgjatë në relacionin klient-Bankë;
- Identifikimi i duhur (saktë) i kërkesave të klientëve dhe këshillimi i klientëve lidhur me shfrytëzimin e produkteve kreditore, biznesit dokumentar dhe shërbimeve tjera të ofruara nga Banka;
- Aftësi për vlerësimin në mënyrën e duhur (saktësisht) kapacitetin financiar të klientëve, mbështetjen ( këshillimin) e zyrtarit kreditor gjatë vlerësimit të klientit ;
- Të monitoroj zhvillimin dhe zgjerimin e bankave konkurruese me qëllim të parandalimit të shkuarjes (kalimit) të klientëve në ndonjë bankë tjetër;
- Me rastin e licencimit nga BQK do të kryej detyrat e agjentit për ofrimin e shërbimeve të sigurimeve jetësore në cilësinë e ndërmjetësuesit gjatë operacioneve ditore në interaksion me klientët e Bankës;
- Të përdor rrjetin e komunikimit joformal për të takuar klientët potencial;
- Angazhimi maksimal në arritjen e planave të caktuara sipas Planit të biznesit;
- Përgatitja e aplikacioneve për klasifikimin e klientit dhe caktimin e limitit maksimal;
- Përgatitja e të gjitha dokumenteve të nevojshme lidhur me kërkesat e klientëve (kontratat për produkte kreditore, për depozita, kontrata për hipotekë dhe për peng etj.);
- Të bëjë regjistrimin e hipotekës dhe të pengut ( në zyrat përkatëse);
- Të plotësoj të dhënat e nevojshme në sistem lidhur me kredi dhe me kolateralin;
- Të bëjë monitorimin e klientëve në sistem në baza ditore dhe në rast të arritjes së obligimeve t’i njoftoj klientët.
- Në rast të mossuksesit të kthimit të obligimeve, sipas procedurave të përgatitë rastin për bartjen në Sektorin për kredi jo-përformuese.
- Kryerja e punëve dhe detyrave të tjera sipas fushëveprimit të vendit të punës sipas kërkesës së udhëheqësit direkt dhe në hierarki.
Arkëtar
KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA
- Obligohet diplomë universitare në lëmin e ekonomisë, financave, kontabilitetit, administrimit të biznesit ose lëmi të ngjashme;
- Obligohet së paku 1 vjet përvojë pune në bankë ose në institucione tjera financiare;
- Aftësi në shitje dhe përvojë në administrimin e parave;
- Shkathtësi kompjuterike posaçërisht në Excel;
- Aftësi të mira komunikuese,
- Preferohet njohja e gjuhës angleze.
PËRSHKRIMI I DETYRAVE TË VENDIT TË PUNËS
- Përgjegjës për gjendjen e parave të gatshme “cash-it” në arkë;
- Është përgjegjës për realizimin e planeve të caktuara të shitjes;
- Afarizmi në arkë për persona fizikë dhe juridik si dhe shitja;
- Vendosja e kontakteve me klientët, orientimi dhe informimi i tyre;
- Kryerja e deponimeve dhe tërheqjeve me para te gatshme;
- Në raste dhe sipas kërkesës së udhëheqësit të drejtpërdrejt kryen edhe transaksione “non cash”;
- Promovimi dhe shitja e drejtpërdrejt e produkteve bankare dhe e shërbimeve financiare të Bankës;
- Këshillimi i klientëve me rastin e zgjedhjes dhe marrjes së vendimeve nga ana e tyre mbi produktet dhe shërbimet bankare, si dhe për mënyrat e shfrytëzimit të tyre,
- Barazimi i arkave dhe përgatitja e raporteve në fund të ditës;
- I raporton arkëtarit kryesor dhe udhëheqësit në hierarki;
- Sipas kërkesës të udhëheqësit të drejtpërdrejt kryen edhe punë dhe detyra të tjera nga fushëveprimi i vendit të punës.
Aplikacioni duhet të plotësohet direkt në web faqen e Bankës www.nlb-kos.com, deri më datën 29 korrik 2025. Me rastin e plotësimit të aplikacionit duhet t’i bashkëngjitet edhe kopja e diplomës së kualifikimit dhe CV-ja.