KONKURS PËR PUNË

15 August, 2025 Koordinator i lartë për kontabilitet në Divizionin për Financa (një vend pune) & Zyrtar i lartë për kontabilitet në Divizionin për Financa (një vend pune)

NLB Banka sh. a., me seli në Prishtinë, shpall 

KONKURS 

për zgjedhjen e kandidatëve për vendet e punës

  • Koordinator i lartë për kontabilitet në Divizionin për Financa (një vend pune)
  • Zyrtar i lartë për kontabilitet në Divizionin për Financa (një vend pune)

I. Koordinator i lartë për kontabilitet në Divizionin për Financa

KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA

  • Diplomë universitare në lëmin e ekonomisë, financave, kontabilitetit, administrimit të biznesit, matematikë financiare ose lëmi të ngjashme;
  • Obligohet t’i ketë së paku 4 vjet përvojë pune në shërbimet bankare ose të ngjashme;
  • Preferohet të jetë kontabilist i certifikuar;
  • Aftësi për menaxhim të ekipit dhe menaxhim të kohës;
  • Aftësi të mira të komunikimit dhe të koordinimit;
  • Shkathtësi të mira kompjuterike, veçanërisht në Excel;
  • Obligohet njohja e gjuhës angleze.

PËRSHKRIMI I DETYRAVE TË VENDIT TË PUNËS

  • Kontrollon dhe koordinon drejtpërsëdrejti punët e kontabilitetit të Bankës;
  • Kontrollon dhe jep udhëzime dhe shpjegime të punëve të kontabilitetit, përcjell ecuritë dhe saktësitë për realizimin e tyre për Bankën;
  • Kontrollon dhe monitoron gjendjen sintetike me gjendjen analitike në modulet aktive të Bankës;
  • Përgatitë regjistrimet kontabël të transaksioneve bankare;
  • Udhëzon dhe monitoron stafin e kontabilitetit për regjistrime kontabël;
  • Propozon dhe zbaton regjistrimet e nevojshme kontabël për qëllime te rikoncilimeve kontabël;
  • Përgjegjës për kontroll dhe rikoncilim të regjistrimeve kontabël, pagave, aseteve, zhvlerësimit, dhe agjustimeve tjera kontabël;
  • Përgjegjës për mbylljen e periudhave kontabël;
  • Përgjegjës për përgatitjen dhe raportimin e tatimeve të aplikueshme në Kosovë;
  • Krijon skema kontuese për produkte te reja si dhe monitoron implementimin e tyre;
  • Përcjellë dhe zbaton dispozitat ligjore ne Kosove dhe standardeve ndërkombëtare te raportimit financiar (IFRS);
  • Asiston në mbylljen e librave kontabël dhe kontrollet përkatëse;
  • Inicion zhvillime të nevojshme në sistemet e IT-së për përmirësim të proceseve kontabël;
  • Koordinon punët me auditor të jashtëm dhe brendshëm si dhe merr pjesë në zbatimin dhe implementimin e rekomandimeve të auditorëve të brendshëm dhe të jashtëm që dalin nga auditimet e tyre për Divizionin e Financave;
  • Kryen edhe punë të tjera nga fushëveprimi i vendit të punës të sipas kërkesës së, Zv. Drejtorit të Divizionit dhe Drejtorit të Divizionit të Financave.

 

II. Zyrtar i lartë për kontabilitet në Divizionin për Financa

KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA

  • Diplomë universitare në lëmin e ekonomisë, financave, kontabilitetit, administrimit të biznesit ose lëmi të ngjashme;
  • Preferohet se paku 3 vite përvojë në banka ose institucione tjera financiare;
  • Njohuri të mirë të financave dhe shkathtësi të shkëlqyeshme komunikuese;
  • Njohuri të avancuara të Microsoft Office, posaçërisht në Excel;
  • Obligohet njohja e mirë e gjuhës angleze.

PËRSHKRIMI I DETYRAVE TË VENDIT TË PUNËS

  • Kontrollimi i veprimeve ditore të departamentit të kontabilitetit dhe financave dhe raportet me degët;
  • Regjistron dhe mirëmban regjistrin e aseteve fikse;
  • Kontrollon saktësinë e përllogaritjes se zhvlerësimit dhe amortizimit;
  • Kontrollon dhe jep sugjerime për evidencën jashtë bilansorë te aseteve;
  • Kontrollon dhe mirëmban asetet e ri poseduara;
  • Koordinon punët me ekipin e kontabilitetit në implementim te mekanizmave të kontrollit
  • Monitoron implementimet e rekomandimeve të auditorëve te jashtëm dhe të brendshëm;
  • Kontrollon faturat dalëse te bankës, TVSH-se dhe Tatimeve tjera të mbajtura në burim;
  • Kontrollon regjistrimet kontabël dhe saktësinë e tyre;
  • Kryen edhe punë të tjera nga fushëveprimi i vendit të punës të sipas kërkesës së udhëheqësve në hierarki në kuadër të Divizionit të Financave.

Aplikacioni duhet të plotësohet direkt në web faqen e Bankës www.nlb-kos.com, deri më datën 23 gusht 2025. Me rastin e plotësimit të aplikacionit duhet t’i bashkëngjitet edhe kopja e diplomës së kualifikimit dhe CV-ja.

Apliko këtu

newsletter-name

newsletter-description

x
This website is using cookies. More info. Accept