Njoftim
30 November, -0001Klientë të nderuar,
Pas situatës serioze nga përhapja e virusit Corona edhe në vendin tonë, NLB Banka njofton që të gjitha Filialet dhe Ekspoziturat e Bankës janë duke operuar me orar të rregullt, ashtu edhe bankomatët.
Me këtë rast, ju lusim që degët e Bankës t’i vizitoni vetëm në rast se nuk keni zgjidhje tjetër.
Gjithashtu ju inkurajojmë fuqimisht që të shmangni sa më shumë përdorimin e keshit, duke e zëvendësuar atë me pagesat elektronike, pagesat me kartelë, NLB Pay, ebanking, me kartelë pa kontakt dhe pagesat me telefon NLB PAY, pasi që sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë WHO, paraja e gatshme (kesh-i) kontribuon në përhapjen e viruseve.
Për çdo informatë shtesë ju lutem të telefononi në Qendrën Kontaktuese të NLB Banka në numrin 038 744 100, me e-mail: qendra.kontaktuese@nlb-kos.com ose vizitoni webfaqen e Bankës www.nlb-kos.com
Mbroni veten dhe të tjerët duke aplikuar masat e rekomanduara nga Institucionet shëndetësore.