Llogari pagese me shërbime bazike për kategori të konsumatorëve të cenueshëm

Produktet dhe shërbimet e përfshira:

Bazuar në Rregulloren për qasjen në llogari pagese me shërbime bazike të BQK-së (Banka Qendrore e Kosovës) NLB Banka ofron Llogari pagese me shërbime bazike pa pagesë, për kategoritë e konsumatorëve që i përkasin grupit të konsumatorëve të cenueshëm që përfitojnë nga të drejtat e parashikuara me legjislacionin që rregullon pensionet dhe asistencën sociale në Republikën e Kosovës, të konfirmuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve (apo ministria pasardhëse).

  • Hapja, mirëmbajtja dhe mbyllja e llogarisë ,
  • Kartelë debitore,
  • Deponimet në Sportel, Bankomatë (ATM) në objektet e bankës, Bankomatë (ATM) jashtë objekteve të bankës ,
  • Tërheqjet në Sportel, Bankomatë (ATM) në objektet e bankës, Bankomatë (ATM) jashtë objekteve të bankës ,
  • Debitimi Direkt,
  • Transaksionet e pagesave përmes kartelave në POS ose online (e-commerce),
  • Transferet e kreditit brenda bankës në Sportel, ebanking/m-banking, Bankomatë (ATM) në objektet e bankës, Bankomatë (ATM) jashtë objekteve të bankës,
  • Bilanci i llogarisë përmes postës elektronike apo i shtypur (një herë në muaj).

Klientët, përveç shërbimeve bazike të përcaktuara për tu realizuar përmes llogarisë së pagesës me shërbime bazike, mund të kryejnë edhe shërbimet e tjera sipas çmimorës standarde të bankës.

Mirëmbajtja mujore e llogarisë: pa pagesë.

Kategoritë e cenueshme:

Grup i klientëve të cenueshëm konsiderohen grupet që përfitojnë:

  • Pensione:
    • Pensioni bazë;
    • Pensioni kontribut pagues;
    • Pensioni për persona me aftësi të kufizuar të rritur;
    • Pensioni për persona me aftësi të kufizuar paraplegjik dhe tetraplegjik;
    • Pensioni për persona me aftësi të kufizuar – fëmijë;
    • Pensionet e parakohshme të kompleksit Trepça;
    • Pensionet i pjesëtareve të TMK-së;
    • Pensioni i forcës së sigurisë FSK-së;
    • Kompensimi për të verbër;
    • Pensioni familjar;
    • Pensioni i invalidëve të punës;
    • Pensioni i familjareve të dëshmoreve;
    • Pensioni i invalidëve të luftës;
    • Pensioni i viktimave civileve;
    • Pensioni i invalidëve civil;
    • Pensioni i të zhdukurve të luftës;
    • Pensioni i veteranit luftëtar të UÇK-së;
  • Ndihma sociale;
  • Grupet tjera të cenueshme që mund të parashihen me legjislacion në Republikën e Kosovës; të konfirmuara nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve (apo ministria pasardhëse)


Për më shumë informata: https://bqk-kos.org/wp-content/uploads/2022/12/Rregullore-per-qasje-ne-llogari-pagese-me-sherbime-bazike-.pdf

newsletter-name

newsletter-description

x
This website is using cookies. More info. Accept
Keni nevojë për ndihmë? Bisedo me ne
×