Kredi biznesi deri në 50,000€ pa hipotekë

Ju mund të zgjeroni biznesin tuaj duke investuar në pajisje dhe makineri, si dhe furnizim me mall me kredi investive apo mjete qarkulluese deri në 50,000€ pa hipotekë.

Deri në 50,000€ pa hipotekë

Norma të ulëta të interesit

Cilat kritere duhet t’i përmbushni për aplikim?

  • Të jeni banor të Republikës së Kosovës
  • Të keni biznes aktiv dhe te regjistruar së paku 6 muaj
  • Biznesi të gjenerojë të hyra, pra të jetë profitabil
  • Të keni histori të mirë kreditore

Dokumentet e nevojshme

  • Kopja e regjistrimit të biznesit në MTI dhe konfirmimi;
  • Plani i biznesit (projekti investiv),faturat, para kontratat, kontratat etj.;
  • Pasqyrat financiare;
  • Bashkëhuamarrës, garantues, peng (varësisht nga rasti);
  • Dokumente tjera sipas nevojës.

Kushtet për mjete qarkulluese, mjete investive dhe mbitërheqje/linja kreditore:

  • Shuma maksimale e kredisë, deri në 50,000 euro;
  • Afati: deri në 36 muaj për mjete qarkulluese, deri në 120 muaj për mjete investive, mbitërheqje/linja kreditore deri në 12 muaj;
  • Bashkëhuamarrës, dhe garantues varësisht nga profili i klientit;
  • Pa hipotekë deri në 50,000 euro dhe në afat deri në 60 muaj;

Kushtet për sigurim të produktit kreditor me mjete të luajtshme (peng):

  • Për periudhën deri në 12 muaj, produkti kreditor duhet të mbulohet minimum 120%.
  • Për periudhën deri në 36 muaj, produkti kreditor duhet të mbulohet minimum 150%
  • Për periudhën nga 37 muaj deri në 60 muaj, produkti kreditor duhet të mbulohet minimum 180%.

 

Të gjitha produktet kreditore për persona juridik në afat mbi 60 muaj duhet të mbulohen me hipotekë.

Për më shumë informata ju lutem drejtohuni në degën më të afërt, telefononi në Qendrën Kontaktuese në numrin 038 240 230 100 apo shkruani email në qendrakontaktuese@nlb-kos.com.

Subscribe

Please enter your email below to receive the latest news and offers from NLB Banka

x
This website is using cookies. More info. Accept
Do you need help? Talk with us
×