Dritarja Gratë në Biznes në bashkëpunim me Fondin Kosovar për Garanci Kreditore

Dritarja për Gratë në Biznes ka për qëllim lehtësimin e qasjes në financa për gratë ndërmarrëse si dhe avancimin e njohurive financiare, një mbështetje e cila pritet të ndikojë në sigurinë financiare, dhe fuqizimin financiar dhe të pavarur të grave.

Kjo dritare ofrohet me kushte të favorshme për sa i përket riskut të kredisë, për të rritur besimin e Institucioneve të Regjistruara Financiare në kreditimin e këtij segmenti të rëndësishëm të tregut, i cili përmes mbështetjes financiare, do të sigurojë pozicionim në treg, zgjërim në tregjet ndërkombëtare, gjenerim të punësimit si dhe mbështetje të zhvillimit ekonomik të vendit tonë.

E veçanta e kësaj dritare është se përpos komponentit financiare do të ofrojë edhe komponentin jofinanciare ose programin e asistencës teknike për bizneset e reja, të cilat do të mbështeten në aspektin:

  • E ngritjes së kapaciteteve (edukimi financiar dhe formalizimi);
  • Rrjetëzimit, si dhe 
  • Mentorimit. 

Cilat biznese kualifikohen?

Parametrat për NMVM-të që kualifikohen për financim nën garanci përfshijnë, por pa u kufizuar në këto në vijim:

  • NMVM-të në pronësi private, pa asnjë pronësi të Qeverisë gjatë periudhës së mbulimit të kredisë nga garancioni,
  • NMVM-të në pronësi ose në bashkëpronësi nga më së paku një grua ose të udhëhiqet nga të paktën një grua në një pozicion ekzekutiv,
  • NMVM-të që kanë regjistrim të biznesit,
  • Një huamarrëse e kualifikuar duhet të ketë  biznesin i cili është të paktën në pronësi të një qytetare je banore të përhershme të Kosovës,
  • NMVM–të që kanë më pak se 250 punonjës.

Cilat kredi mund të përfitojnë nga dritarja për gratë në biznes?

Kreditë e Kualifikuara që plotësojnë kriteret e mëposhtme do të jenë të pranueshme për përfitimet e Dritares për Gratë në Biznes:

  • Shuma minimale e kredisë është EUR 3,000,
  • Shuma maksimale e kredisë është 250,000 EUR,
  • Shuma maksimale e garancisë është 35,000 EUR,
  • Afati maksimal i kthimit të kredisë së garantuar deri 120 muaj,
  • Qëllimi i kredisë mund të jetë për investime afatgjata si dhe për kapital punues.

Cilat janë karakteristikat e garancisë? 

  • Garancitë do të ofrohen për shumën deri në 70% të kryegjësë së kredisë,
  • Kufiri maksimal i humbjes do të jetë 20%,
  • Tipi i garancisë: Revolvues.

Cilat janë përfitimet?

Për NMVM-të  

  • Rritje e qasjes në financa,
  • Kushte më të favorshme për gratë në biznes,
  • Potencialisht norma preferenciale të interest,
  • Reduktim i kolateralit,
  • Kohë më e shpejtë e përpunimit të kërkesave për kredi,
  • Qëndrueshmëri e biznesit.

Cili është procesi i aplikimit dhe i vendimmarrjes?

Bëhen analizat e zakonshme të kredisë duke zbatuar standardet e miratimit dhe nëse biznesi i plotëson kriteret e FKGK-së atëherë Banka do e vendosë kredinë nën garancinë kreditore të FKGK-së. 

Subscribe

Please enter your email below to receive the latest news and offers from NLB Banka

x
This website is using cookies. More info. Accept
Do you need help? Talk with us
×