Një rajon me njerëz dhe ide të shkëlqyera
Në rajonin ku jemi në shtëpi, ku ishim ndër të parët që pamë yjet, planifikuam të shkojmë në hapësirë dhe të vendosnim themelet e elektricitetit modern. Ky rajon ishte shtëpia e njerëzve të jashtëzakonshëm që kanë ndryshuar botën për mirë me veprimet e tyre. Ne ia kushtojmë këtë vit #KornizëneMbështetjes pasardhësve të tyre dhe ëndrrave të tyre për një të ardhme më të mirë.

Një mundësi për të gjithë ju që po krijoni një të ardhme më të mirë
Këtë vit #KornizaeMbështetjes ofron një mundësi për ide jashtë kornizave. Përmes këtij projekti synojmë të gjejmë ide unike dhe inovative që adresojnë më së miri sfidat e qëndrueshmërisë në rajon.
Si pjesë e projektit ne do të ofrojmë përfitime bankare në çdo shtet ku Grupi NLB operon për 10 idetë më të mira ndërmarrëse që sigurojnë një të ardhme më të mirë dhe më të bukur për të gjithë ne. Ndihma jonë financiare, mbështetja e komunikimit dhe shërbimi i këshillimit do t'u mundësojë tre fituesve rajonal të përzgjedhur të materializojnë më lehtë vizionet e tyre dhe të fillojnë të ndryshojnë botën për mirë.
Mbështetje për të ardhmen
Cilat janë 3 fituesit rajonal?
Vendi 1: ANTEJA ECG: Zgjidhja qëndron në ekonominë qarkore, inteligjenca artificiale është çelësi
Kompania sllovene ANTEJA ECG zhvilloi Value Chain Generator (VCG.AI), që përdor inteligjencën artificiale dhe të dhëna të mëdha për të krijuar zinxhirë të rinj dhe për të lidhur palët e interesuara në rajon dhe më gjerë. "VCG.AI ndikon drejtpërdrejt në fushën e ekonomisë qarkore, pasi lidh flukset materiale, lëndët e para, gjysmë-produktet dhe mbetjet në hyrje dhe dalje midis palëve të interesuara në industri të ndryshme dhe në këtë mënyrë ndërton zinxhirë të qëndrueshëm," thonë ata. Me zgjidhjen e tyre, ata duan të sigurojnë 30,000 ton më pak emetime CO2 dhe mbi 100,000 ton më pak mbetje në pesë vjet.
Vendi 2: Smart Watering Solutions: të fokusuar në konsumin e ujit dhe prodhimin e ushqimit
Kompania Smart Watering Solutions i ka përqendruar përpjekjet e saj për një të ardhme të qëndrueshme në prodhimin e qëndrueshëm të ushqimit, veçanërisht në zhvillimin e sistemeve të automatizuara të ujitjes që punojnë me ndihmën e sensorëve dhe një aplikacion për telefon, që përveç kontributit në furnizimin me ushqim, gjithashtu siguron kursime në konsumin e ujit. Projekti ka një ndikim rajonal në qëndrueshmërinë e bujqësisë dhe produkti që po zhvillohet ka potencialin të depërtojë në tregun global.
Vendi 3: Montex Electronics: Teknologji moderne për të përballuar kërcënimin nga zjarret
“Mbrojtja e pyjeve nga zjarret është sfidë për çdo vend dhe nuk bën përjashtim as Mali i Zi, i cili çdo vit pëson shumë dëme nga zjarret”, thonë përfaqësuesit e kompanisë Montex Elektronika të cilët kanë vendosur të bëjnë diçka për këtë çështje. Kështu, në bazë të hulumtimeve, ata filluan të kërkojnë një zgjidhje për parandalimin e rreziqeve nga zjarret dhe zvogëlimin e pasojave të tyre, dhe zhvilluan Mokos, një platformë për zbulimin e hershëm të zjarreve dhe njoftimin në kohë të shërbimeve kompetente përmes një qendre monitoruese aktive. Projekti është i vendosur në mjedisin lokal, pasi unifikon dhe koordinon punën e disa shërbimeve dhe qytetarëve kur raportohet për një zjarr të mundshëm.
Në Kosovë, këto janë 10 kompanitë finaliste:
- SD Trade aktiviteti kryesor i së cilës është trajtimi i vajrave ushqimor nga vaji i përdorur.
- Elektrostublla me projektin për ndërtimin e paneleve solare për energjinë e ripërtritshme.
- Qendra Për Shërbime Humane Dhe Zhvillim SH.P.K. me projektin Akademia Dado për trajnime profesionale të dadove që do të ndikojnë në rritjen e fëmijëve të shëndetshëm, në socializmin dhe rritjen e kreativiteti te fëmijët.
- Hana Zeqa SHPK / Fight or Flight Studio që promovon alternativen e prodhimit të qëndrueshëm apo ‘slow fashion’ të veshjeve moderne nga tekstili i qëndrueshëm.
- LOOP SMC me platformën online “green” Loop për komunikim ndërmjet kompanive dhe prodhuesve që promovojnë ekonominë e gjelbër dhe qarkore.
- GoBeyond me projektin e tyre për prodhimin e ushqimeve për kafshë nga përpunimi dhe dekompozimi i mbetjeve organike të insekteve.
- Agro Shqiponja me projektin për kultivimin dhe punimin e 1 ha tokë për prodhimin e produkteve organike.
- Punë n’Dorë me projektin e riciklimit të tekstilit, plastikes dhe polisterit të përdorur për prodhimin e produkteve te reja – veshmbathje.
- Electric Mobility me projektin e-taxi me vetura elektrike që do të mbushen me energji të ripërtritshme me panele solare dhe përfshirjen e femrave në punë.
- Replast me projektin e tyre për prodhimin e elementeve të ndryshme nga plastika e recikluar.
Çfarë përfitojnë tre (3) fituesit rajonal?
Tre (3) idetë e përzgjedhura rajonale nga juria e formuar me ekspertë të fushës si përgjigjet më të mira ndaj sfidave të qëndrueshmërisë dhe ekonomisë qarkore do të shpërblehen financiarisht nga NLB:
- Vendi i parë – 50,000€,
- Vendi i dytë – 30,000€,
- Vendi i tretë – 20,000€
Përveç çmimeve financiare, tre (3) kompanitë fituese rajonale do të marrin mbështetje edhe nga një konsulent për zbatimin e suksesshëm të funksionimit të qëndrueshmërisë në proceset strategjike dhe operacionale të kompanisë. Fituesit do të prezantohen gjithashtu në kanalet Bloomberg (në TV, në Bloomberg Adria Businessweek dhe në faqen e internetit bloombergadria.com).
Çfarë përfitojnë 10 finalistët e përzgjedhur në tregun e Kosovës?
- NLB Eko kredi me kushte preferenciale në NLB Banka sh.a. për 10 finalistët nga tregu i Kosovës*.
- Pako për llogari biznesi me mirëmbajtje falas për 6 muajt e parë për 10 finalistët nga tregu i Kosovës (për klientët e rinjë që nuk kanë llogari/pako biznesi në NLB në ditën kur aplikojnë për këtë projekt),
- Instalimi i një POS terminali me mirëmbajtje falas për 12 muajt e parë për 10 finalistët në tregun e Kosovës, sipas nevojës së klientit.
- Kushte preferenciale për shërbimin E commerce (nëse klienti aplikon shitjet online) për 10 finalistët nga Tregu i Kosovës (kjo vlen për klientët e rinjë dhe ekzistues).
- Shërbimi për deponimin e mjeteve në DropBox (vetëm ne selinë qendrore në Prishtinë, rr. Ukshin Hoti nr. 124) me mirembajtje falas për 12 muajtë e parë për 10 finalistet (për klientët e rinjë dhe ezkistues).
- NLB Visa Credit Business me mirëmbajtje falas për 12 muajt e parë për 10 finalistët nga tregu i Kosovës (vlen për klientët e rinjë dhe ekzistues nëse nuk kanë një pako biznesi në NLB dhe vendosin ta kenë një të tillë).
- Mbështetje komunikimi për prezantimin e 10 finalistëve në tregun e Kosovës duke përdorur mediat e NLB Banka sh.a. dhe kanalet e partnerëve të tyre mediatik për këtë projekt.
Kërkojmë më të mirët e të ardhmes
Të frymëzuar nga më të mirët e të shkuarës, ne po kërkojmë më të mirët e të ardhmes së këtij rajoni. Në kuadër të aplikimit online, i cili do të zhvillohet nga data 22 shtator deri më 22 tetor 2022, komisioni vendor i nivelit të parë do të përzgjedhë fillimisht 10 finalistët në çdo treg individual.
Komiteti rajonal i nivelit të dytë më pas do të zgjedhë 3 fitues rajonal nga 60 finalistët nga Sllovenia, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Serbia. Fituesit do të shpallen më 24 nëntor 2022 në konferencën vjetore të Bloomber që mbahet online dhe në zyre të Bloomberg.
Njihuni me jurinë
Juria prej pesë anëtarëve është përzgjedhur me kujdes, e përbërë nga individë dhe ekspertë të shquar nga rajoni e më gjerë. Komisioni, që do të përzgjedhë 3 fituesit rajonal, ka njohuri dhe përvojë të pasur në fushat e operacioneve të biznesit dhe qëndrueshmërisë.
|
Nina Angelovska Dr. Nina Angelovska është një ndërmarrëse, pasioni i së cilës për tregtinë elektronike dhe transformimin digjital është i shtyrë nga dëshira e saj për ndryshim. Ajo aktualisht po ndjek vizionin e saj si Drejtore e Zhvillimit të Biznesit Ndërkombëtar në Ananas E-commerce. Puna e saj njihet gjerësisht dhe gjatë karrierës së saj të suksesshme ka mbajtur pozitën e Ministres së Financave të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe ka marrë titullin “Forbes 30 Under 30”. |
|
Edin Mehić Edin e ka ndërtuar karrierën e tij më shumë se 15-vjeçare në "technology, consumer Internet and the entertainment sector". Ai është një ndërmarrës, udhëheqës biznesi i dëshmuar, investitor dhe konsulent, si dhe një folës motivues dhe ligjerues i ftuar në disa universitete ndërkombëtare. Ai është i pasionuar pas rritjes së ideve që formohen në projekte dhe biznese inovative. |
|
Andrej Knez Andrej Knez është "Chief Market Analyst at Bloomberg Adria", platforma e parë multimediale rajonale e biznesit në Europën Juglindore. Ai drejton një ekip ndërkombëtarë analistësh që mbulojnë ekonominë, tregjet financiare dhe analizat financiare të korporatave për rajon. Përvoja e Andrej përfshin pozita të ndryshme drejtuese në sektorin financiar, në fushën e menaxhimit të riskut dhe analitikës. |
|
Mojca Markizeti Mojca Markizeti është "ESG and Climate, Audit & Insurance Director for Central Europe at Deloitte". Mojca është një eksperte e njohur në fushën e qëndrueshmërisë në rajon dhe ka më shumë se 20 vjet përvojë në zbatimin e parimeve të zhvillimit të qëndrueshëm dhe ekonomisë qarkore në kompani dhe komunitete, në zhvillimin e strategjive të biznesit, menaxhimit të ndryshimeve dhe inovacionit. |
|
Davor Sakač Gjatë karrierës së tij 22-vjeçare të biznesit, të cilën e ka ndërtuar në kompani të ndryshme, ai ka mbajtur kryesisht pozita drejtuese në fusha të ndryshme të operacioneve të biznesit – kryesisht në sektorët e telekomunikacionit, FMCG dhe financave. Për dy vitet e fundit, Davor ka punuar në krijimin e fondit të parë dhe të vetëm zyrtar të kapitalit ndërmarrës të korporatave në këtë pjesë të Europës. |
Kushtet për pjesëmarrje
Pjesëmarrja në projektin #KornizaeMbështetjes është e hapur për të gjitha kompanitë që u japin mundësi ideve dhe projekteve të qëndrueshme, pavarësisht nga madhësia apo industria në të cilën operoni. Për mundësinë e marrjes së mbështetjes, plotësoni dhe dorëzoni formularin e aplikimit online brenda deri më 22 tetor 2022. Më shumë për procesin e përzgjedhjes dhe kriteret mund të lexoni në rregullat dhe kushtet e pjesëmarrjes.
Vëmendja jonë është e përqendruar në të ardhmen e këtij rajoni, ne jemi të përkushtuar për të krijuar një jetë më të mirë për brezat e sotëm dhe të ardhshëm. Sepse, për ne, ky rajon nuk është vetëm një pikë në hartë. Ky rajon është shtëpia jonë. Ne e duam shtëpinë tonë, prandaj punojmë ta përmirësojmë dhe zhvillojmë për brezat e tanishëm dhe të ardhshëm. Kjo është arsyeja pse ne kemi filluar rrugën e integrimit intensiv të qëndrueshmërisë në operacionet tona. Mbi të gjitha, përmes financimit ne duam të përshpejtojmë tranzicionin e Evropës Jug-Lindore në një ekonomi me karbon të ulët.
Korniza e Qëndrueshmërisë
Pyetje më të shpeshta
Kriteret për përzgjedhjen e subjekteve afariste, të cilat do të përdoren nga komisioni në procesin e përzgjedhjes në shkallë të parë janë si më poshtë:
- Është klient ose do të bëhet klient i NLB Banka sh.a. para se të jepet mbështetja duke hapur një llogari rrjedhëse biznesi ose pako biznesi në NLB Banka sh.a.
- Aplikuesit janë subjekte juridike (përfshirë bizneset individuale) që kryejnë një veprimtari afariste, për të cilën nuk është përcaktuar forma e tyre organizative ligjor
- Selia e regjistruar e subjektit juridik (përfshirë biznesin individual) është në Republikën e Kosovës,
- Subjekti juridik operon për të paktën 24 muaj,
- Të mos jetë i angazhuar në asnjë aktivitet që dyshohet se shkel rregullat dhe kornizat ligjore, tatimore apo të tjera rregullatore në fuqi dhe financimi i të cilave është i ndaluar nga rregullat e brendshme të NLB Banka sh.a.
- Subjekti juridik ose projekti me të cilin subjekti juridik aplikon është i qëndrueshëm nëse:
- Kontribuoni në takimin dhe mbështetjen e të paktën njërit prej 17 Qëllimeve për Zhvillim të Qëndrueshëm - SDG (link: https://sdgs.un.org/goals) të vendosura nga Kombet e Bashkuara,
- Ndiqni udhëzimet e Kornizës së Qëndrueshmërisë të Grupit NLB (link https://nlb-kos.com/storage/app/media/Sustainability/kornizaeqendrueshmerisekosv4.pdf ), përmes të cilës rrisim ndikimin pozitiv në shoqëri dhe mjedis duke kufizuar efektet negative,
- Keni një ide të qëndrueshme të zhvilluar mirë; nuk është e nevojshme që ky produkt/shërbim i qëndrueshëm të jetë tashmë në treg,
- Të keni ndikim pozitiv dhe të kuptueshëm në një cilësi më të mirë të jetës që mund të matet qoftë në Kosovë ose në një nga zonat lokale.
Ne nuk e kufizojmë kompaninë nga aktiviteti, çelësi është që ajo të jetë e qëndrueshme ose se u jep mundësi ideve dhe projekteve të qëndrueshme për një të ardhme më të mirë dhe ka ndikim pozitiv në mjedisin lokal. Përndryshe, në NLB Banka sh.a. nuk mbështesim asnjë aktivitet që dyshohet se shkel rregullat dhe kornizat ligjore, tatimore apo të tjera rregullatore në fuqi dhe financimi i të cilave është i ndaluar nga rregullat e brendshme të NLB Banka sh.a.
Sigurisht. Para se të pranoni mbështetjen duhet të pajiseni me pako për llogari rrjedhëse apo pako biznesi, me shërbime sipas nevojës së klientit me kartelë kreditore Visa Credit Business, POS Terminal, Dropbox dhe e-commerce në NLB Banka sh.a. për 24 muaj pas përfundimit të përzgjedhjes. Nëse kontrata ndërpritet para kohës, atëherë subjekti juridik është i detyruar të paguaj zbritjet e marra në kuadër të këtij Projekti për secilin prej shërbimeve të përdorura.
Tre (3) fituesit rajonal që kanë të drejtë për mbështetje financiare dhe këshilluese, nëse vijnë nga territori i Kosovës, kërkohet të transferojnë në NLB Banka sh.a. të paktën 50% të qarkullimit të tyre vjetor (kjo vlen për klientët e rinj që nuk kanë një llogari/pako biznesi në NLB Banka sh.a. në ditën kur aplikojnë për këtë tender).