Bordi Udhëheqës i NLB Banka

...

Gem Maloku

Ushtrues i Detyrës së Kryetarit të Bordit Udhëheqës

CFO dhe CMO Retail

z. Maloku, edukimin e mesëm e përfundoj në “RJR Reynolds” Winston Salem në Karolinën Veriore, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kurse studimet Universitare i ka përfunduar në Prishtinë. Edukimin profesional e ka përfunduar në Shoqatën e Kontabilistëve të Certifikuar në Mbretërinë e Bashkuar (ACCA) dhe mbanë titullin kontabilist/auditor i certifikuar. Nga viti 2013 është anëtar dhe tani mbanë titullin Fellow në kuadër të Shoqatës së Kontabilistëve të Certifikuar në Mbretërinë e Bashkuar. Në vitin 2022 ka përfunduar studimet Executive MBA në IEDC - Bled School of Management.

Z. Maloku ka filluar punën në vitin 2001 në industrinë e financave publike duke qenë pjesë e ekipit të ekspertëve të KPMG-Barents grup Emerging Markets në Prishtinë. Në Maj të vitit 2003 angazhohet në Deloitte Kosova. Me zhvillim të vazhdueshëm profesional përbrenda Deloitte ka arritur në nivelin e Auditorit të lartë, dhe është angazhuar ne auditimin e institucioneve financiare përfshirë industrinë e sigurimeve si dhe është angazhuar në udhëheqjen e auditimeve të ndërmarrjeve të ndryshme publike në zyrën e Deloitte në Kosovë dhe në Rumani.

Gjatë punës në Deloitte është angazhuar në auditim të industrive te ndryshme si dhe në ofrimin e shërbimeve të due diligence, auditimit forenzik dhe shërbime të tjera këshillëdhënëse financiare në kuadër të zyrës në Kosovë dhe në Rumani.

Në vitin 2008, z. Maloku ka filluar punën në NLB Banka në Prishtinë, në pozitën e Drejtorit të Sektorit për Menaxhimin e Riskut. Kurse në vitin 2014 është promovuar në pozitën e Ndihmës i Kryetarit të Bordit Udhëheqës për Risk deri në vitin 2017 kur edhe është emëruar Zyrtar Kryesor për Risk në NLB Banka në Prishtinë. Më 1 janar 2020, z. Maloku është emëruar në pozitën e Anëtarit të Bordit Udhëheqës në NLB Banka.

Angazhimet shtesë të z. Maloku përfshijnë: Kryesues i Këshillit Kosovar për Raportim Financiar (KKRF) i emëruar nga Qeveria e Republikës së Kosovës (2013-2018) për dy mandate në vazhdimësi, Kryesues i grupit punues për hartimin e ligjit për Kontabilitet, Raportim Financiar dhe Auditim, Kryesues i Komitetit të Rrezikut në kuadër të Shoqatës së Bankave të Kosovës etj.


...

Mirsad Haskaj

Anëtar i Bordit Udhëheqës

CRO

Z. Haskaj, është diplomuar në Fakultetin Ekonomik, drejtimi Banka, Financa dhe Kontabilitet në vitin 2005 në Universitetin e Prishtinës dhe ka vazhduar studimet Master në të njëjtin drejtim.

Karrierën e tij në sistemin bankar e filloj në vitin 2005 në NLB Banka ( atëkohë Kasabank), si Zyrtar për kredi në Retail dhe Korporatë. Në vitin 2009 ka kaluar në Sektorin e Risk-ut ku shërbeu në pozita të ndryshme në fushën e riskut, si Analist i Menaxhimit të Riskut, Analist i Lartë i Menaxhimit të Riskut dhe Koordinator i Lartë i Menaxhimit të Riskut. Më 1 janari 2020, është promovuar në pozitë; Drejtor i Sektorit të Menaxhimit të Riskut dhe shërbeu si CRO (legjislacioni vendor) për NLB Banka sh.a. Prishtinë.

Gjatë karrierës se tij, u angazhua në projekte dhe iniciativa të ndryshme dhe sfiduese për Bankën si: adoptimi i standardit të IFRS 9 për provizionim, automatizimi i proceseve interne ndaj raportimit në nivel të Grupit dhe Bankës Qendrore te Kosovës, digjitalizimi i procesit të vlerësimeve të riskut si pjesë e kredive të shpejta dhe projekte të tjera. Krahas përvojës se tij, z. Haskaj ka ndjekur edhe trajnime të ndryshme brenda dhe jashtë Kosovës nga NLB d.d., MIDF, House of Training Luxemburg Insitute si Moody’s.

Angazhimet tjera të z. Haskaj përfshijnë pjesëmarrjen si folës në panele të ndryshme dhe si autor i rregullt i artikujve për revistën e Shoqatës së Bankave të Kosovës, The Kosovo Banker.

z. Haskaj aktualisht mban pozitën e Kryesuesit te Komitetit te Riskut në kuadër të Shoqatës se Bankave të Kosovës. Emërimi i tij si Anëtar i Bordit Udhëheqës të NLB Banka sh.a. Prishtina nga data 1.1.2024 është një tjetër hap në karrierën e tij mbresëlënëse brenda NLB Banka sh.a. Prishtinë.


...

Ardian Hasa

Anëtar i Bordit Udhëheqës

COO

Z. Ardian Hasa, është diplomuar për Inxhinieri Elektronike në profilin shkenca kompjuterike në Universitetin Politeknik të Tiranës dhe ka diplomë Master në Administrim Biznesi nga Universiteti i Sheffield prej vitit 2014. Ai ka një pervojë të gjatë në Operacionet Bankare, qeverisjen e IT, Inovacionin, Sigurinë, Kanalet Dighitale, Menaxhimin e Projekteve, Optimizimin e Proçeseve, Kontrollin e Cilësisë dhe Prokurimet.

Ai iu bashkua Bankës Societe Generale Albania në Shtator të viti 2008 duke dhënë një kontribut të rëndësishëm në përmirësimin dhe optimizimin e shumë proceseve bankare dhe në Maj të vitit 2012 ai u promovua në pozicionin e Zëvendës Drejtor i Divizionit Operacional. Nga viti 2015 ka drejtuar Divizionin Operacional të bankës duke patur nën manaxhim të plotë departamentet e: Teknologjisë së Informacionit, Projekteve; Back Office; Sigurisë, Kanalet Digjitale, Prokurim, Real Estate dhe Logjistikë.

Me mbi 10 vite përvojë në Bankës Societe Generale Albania, në prill të vitit 2018 ai u zgjodh zv/ Drejtor i Përgjithshëm dhe Drejtor i Divizionit Operacional të Societe Generale Albania. Me ndryshim e aksionerit kryesor dhe ardhjen e OTP Bank ai u emërua Anëtarë i Bordit Udhëheqës dhe Drejtor i Divizionit Operacional. Si anëtar kyç i ekipit të menaxhimit ekzekutiv të bankës, ai udhëhoqi me sukses proçesin e kalimit të pronësise të bankës nga aksioneri Societe Generale dhe integrimin e plotë me grupin OTP Bank gjatë viteve 2018-2019. Gjithashtu përgjate viteve 2022 – 2023, ai luajti një rol kritik në mbylljen me sukses të bashkimit ligjor dhe teknik të bankave OTP Bank Albania dhe Alpha Bank Albania, duke treguar vizionin e tij strategjik dhe thellësinë e njohurive në fushën e operacioneve bankare.

Z. Hasa në rolin e Anëtarit të Bordit Udhëheqës është përgjegjës për përcaktimin dhe zbatimin e strategjisë dhe planit të biznesit për të gjitha fushat operacionale dhe mban pozitën e COO.


...

BORDI I DREJTORËVE

Antonio Argir
Kryesues

Peter Zelen
Zëvendës Kryesues 

Mateja Treven
Anëtar i Bordit

Ardiana Bunjaku
Anëtare e Bordit

Abdylmenaf Bexheti
Anëtar i Bordit

Gem Maloku
UD Kryetar i Bordit Udhëheqës i NLB Banka, sipas funksionit pa të drejtë vote.


newsletter-name

newsletter-description

x
This website is using cookies. More info. Accept
Keni nevojë për ndihmë? Bisedo me ne
×