Ftesë për aplikim

27 February, 2025 NLB Sporti për të rinjtë

Ftojmë të gjitha klubet e interesuara që të aplikojnë në projektin NLB Sporti për të rinjtë, projekt ky që mbeshtetë financiarisht klubet që trajnojnë fëmijë U12 në të gjitha llojet e sporteve.

Sporti si një rrugë drejt zhvillimit të shëndetshëm dhe edukimit financiar për të rinjtë.

NLB Sporti për të rinjtë është një iniciativë që synon të mbështesë klubet sportive lokale dhe të inkurajoj fëmijët dhe të rinjtë deri në moshën 12 vjeqare të jenë më aktiv fizikisht.

Në kuadër të projektit, ne mbështesim klubet sportive lokale në të gjithë vendin, të cilat u mundësojnë të rinjëve të kenë një mënyrë jetese të shëndetshme dhe në këtë mënyrë të kujdesen për zhvillimin holistik të personalitetit të të rinjëve.

NLB Sporti për të rinjtë mbështet klubet në zona që nuk janë ekskluzivisht në qytete të mëdha. Mbi të gjitha ndihmon ato klube që të sigurojnë mjete financiare dhe kujdeset për aktivitetet sportive masive, pra masivitetin e sportit tek më të rinjtë.

Qëllimi i projektit

Ky program nuk është thjesht sponsorizim, por një përpjekje për të ndikuar pozitivisht në zhvillimin e fëmijëve dhe të rinjve duke i rikthyer ata në fusha sportive, palestra dhe hapësira të gjelbra, larg ekranit të televizorit apo telefonëve.

Kush mund të aplikojë?

  • Klubet sportive që trajnojnë fëmijë deri në moshën 12 vjeq (U12),
  • Klubet që praktikojnë sporte ekipore,
  • Klubet që operojne së paku 1 vit.

Përzgjedhja bëhet nga një komision i brendshëm i Bankës.

Përfitimet nga sponsorizimi

  • Mbështetje financiare në vlerë prej 2000€ për 5 klube sportive,
  • Përfshirje në aktivitete të përbashkëta me NLB Bankën për të promovuar një stil jetese të shëndetshëm dhe edukim financiar për të rinjtë,
  • Trajnime të vlefshme mbi menaxhimin e klubeve sportive dhe sigurimin e sponsorizimeve.

Obligimet e klubeve

  • Vendosja e logos së NLB Banka në komunikimet e klubeve, materialet promocionale dhe eventet e tyre.
  • Ndjekja e procedurave për vërtetim të sponsorizimit sipas ligjit në fuqi.

Mënyra e aplikimit

  • Aplikimi duhet të bëhet online në webfaqën e bankës.
  • Tek Emri i Projektit duhet të shënoni NLB Sporti për të rinjtë.

Ky projekt është një mundësi unike për të mbështetur komunitetin dhe për të krijuar një ndikim afatgjatë.

Afati për aplikim 09 mars 2025

Apliko këtu

newsletter-name

newsletter-description

x
This website is using cookies. More info. Accept