3D Secure – Siguria online

NLB Banka dëshiron t’ju mundëson siguri në blerjet tuaja në internet kështu që në bashkëpunim me MasterCard SecureCodeTM dhe Verified by VisaTM ju ofrojmë shërbimin 3D Secure.

Çka është 3D Secure?

NLB Banka dëshiron t’ju mundëson siguri në blerjet tuaja në internet kështu që në bashkëpunim me MasterCard SecureCodeTM dhe Verified by VisaTM ju ofrojmë shërbimin 3D Secure.

3D Secure është një shërbim automatik i sigurisë në internet që është krijuar për të ndihmuar në ruajtjen e NLB Banka kartelave Kreditore dhe Debitore kundër përdorimit të paautorizuar në internet. 3D Secure shërbimi funksionon duke përdorur një fjalëkalim  të njëhershëm që ju dërgon Banka nëpërmjet SMS në telefonin tuaj mobil dhe shërben si identifikues unik i juaj në blerjet në internet. Ju pastaj duhet të përdorni 3D Secure fjalëkalimin e njëhershëm për të vërtetuar transaksionin online me shitësit online që ju kryeni transaksion. Kjo ndihmon për të ju mbrojtur nga përdorimi i paautorizuar, kur kryeni transaksione online.

Si funkcionon 3D Secure?

Kur kryeni blerje online, 3D Secure ju lëshon një dëftesë në fund të procesit. Dëftesa përfshin detajet e blerjes tuaj, të tilla si emrin e uebfaqes, vlerën e blerjes dhe datën. Ju nënshkruani dëftesën 3D Secure duke përdorur fjalëkalimin e njëhershëm të dërguar nga Banka nëpërmjet SMS në telefonin e juaj mobil dhe klikoni butonin “Dërgo” për të vazhduar me blerjen. Pa fjalëkalimin e dërguar nëpërmjet SMS për 3D Secure, blerja nuk mund të realizohet.

Në çfarë mënyre më mbron shërbimi 3D Secure?

Pasi që kartela juaj është e mbrojtur me anë të fjalëkalimit  të njëhershëm 3D Secure, vetëm ju mund të përdorni kredit ose debit kartelën online. Kjo mundëson që blerjet në internet të jenë më të sigurta se kurrë më parë. Pa fjalëkalimin e dërguar nëpërmjet SMS nga Banka për 3D Secure, blerja nuk mund të realizohet.

A do të duhet të aplikoj për kartelë të re për të përdorur shërbimin 3D Secure?

Jo. Ju do të jeni në gjendje të përdorni kartelën tuaj ekzistuese nga NLB Banka.

Kur do të debitohet llogaria ime për blerjet nëpërmjet shërbimit 3D Secure?

Llogaria e juaj do të debitohet në të njëjtën date, sikurse edhe më pare.

A do të duhet të paguaj për shërbimin 3D Secure?

3D Secure është shërbim të cilin Banka e ofron falas ndërkaq blerjet e ekzekutuara ONLINE tarifohen sipas çmimores në fuqi.

Çka ndodhë kur kartelës time nga NLB Banka i skadon afati i përdorimit ose zëvendësohet me kartelë të re në rast të humbjes apo dëmtimit?

Kur kartelës tuaj i skadon afati i përdorimit ose dëmtohet apo humbet, dhe ju pajiseni me kartelës të re, ju nuk nevojitet të ndërmerrni asnjë hap shtesë pasiqë kartela e re është aktive për shërbimi 3D Secure.

Aktivizimi

Të gjitha kartelat e lëshuara nga NLB Banka e kanë të aktivizuar shërbimin 3D Secure. Krejt çka nevojitet është që të siguroheni se numri i juaj i telefonit mobil është i përditësuar në sistemin e Bankës për arsye se SMS mesazhet dërgohen në numrin e telefonit që ju keni regjistruar në sistem të Bankës.

Ju lutem sigurohuni që ti lexoni dhe të pajtoheni me Afatet dhe Kushtet, pasi që përdorimi i shërbimit 3D Secure nënkupton se ju e keni bërë një gjë të tillë.

Çfarë lloje të kartelave mund ti përdoren në shërbimin 3D Secure?

Ju mund të përdorni shërbimin 3D Secure me të gjitha llojet e kartelave në pronësi tuaj dhe të lëshuara nga NLB Banka.

Pse duhet të përditësoj numrin e telefonit mobil?

Informatat personale dhe në veçanti numri i juaj i telefonit mobil duhet të jetë i përditësuar për arsye se SMS mesazhet me fjalëkalim të njëhershëm përcjellen vetëm me SMS mesazh dhe në numrin i cili është i regjistruar në sistemin e Bankës.

Çka është Numri 3-Shifror i Sigurisë?

Numri 3-Shifror i Sigurisë janë tre numrat e fundit që janë të shtypura në pjesën e pasme të kartelës tuaj. Ato përdoren si një masë shtesë e sigurisë që vërtetojnë se kartela që aktivizohet është në posedim tuaj aktual.

Çfarë duhet të bëjë në rast se hasi në problem gjatë përdorimit të shërbimit 3D Secure?

Ju lutem kontaktoni Shërbimin për Klient të NLB Banka në telefonin 038 240 230 100. Ne do të jemi në dispozicionin e juaj për t’ju asistuar në rast të problemit dhe të përgjigjemi në pyetjet që ju do të mund të keni.

Blerje me 3D Secure

Si mund të shpenzojë online me 3D Secure?

Shërbimi 3D Secure është një shërbim automatik që ofrohet gjatë procesit të përfundimit të transaksionit online. Në fund të transaksionit, 3D Secure nga NLB Banka do të lëshoj një dëftesë përfshirë detajet e blerjes aktuale, siq janë emri i uebfaqes, vlera e blerjes dhe data. Ju do të nënshkruani dëftesën e  3D Secure duke përdor fjalëkalimin e njëhershëm që do të pranoni nga Banka nëpërmjet SMS në numrin tuaj të telefonit mobil të regjistruar në sistemin e Bankës dhe kur të shtypni butonin ‘Dërgo’ do të përfundoni blerjen. Pa fjalëkalimin tuaj të njëhershëm 3D Secure, blerja nuk do të mund të përfundohet me sukses.

Dëftesa do të mbajë logon e NLB Banka si dhe do të mbajë gjithashtu edhe njërën nga logot  ose të MasterCard SecureCode ose të Verified by Visa, varësisht se cilën kartelë jeni duke e përdorur.

Ku mund të shpenzojë online me 3D Secure?

Aktualisht janë më shumë se 350,000 tregtarë online në mbarë botën që marrin pjesë në shërbimin 3D Secure.

Çka duhet të bëj në qoftë se kryej blerje online, por faqja 3D Secure nuk shfaqet?

Së pari duhet kontrolluar se a është tregtari online pjesë e skemës 3D Secure – shiko për MasterCard SecureCode ose Verified by Visa logon. Në rast se tregtari online nuk është pjesë e skemës 3D Secure, kontakto me departamentin e shërbimit për klient të atij tregtari.

A mund të shpenzojë tek shitësit online që nuk janë pjesë e shërbimit 3D Secure?

Po. Mirëpo ju nuk do të mundeni të përdorni shërbimin 3D Secure. Për të përfunduar blerjen online me këta tregtarë, thjeshtë vetëm ndjek procesin e zakonshëm të blerjes online.


newsletter-name

newsletter-description

x
This website is using cookies. More info. Accept
Keni nevojë për ndihmë? Bisedo me ne
×