Sigurimi i Pronës
NLB Banka sh.a. është e liçencuar nga Banka Qëndrore e Kosovës si ndërmjetësuese në ofrimin e sigurimit të pronës (për persona juridik –biznese) në bashkëpunim me kompaninë e sigurimeve KS Illyria.– Sigurimi i pronës, ofron mbrojtje ndaj pjesës më të madhe të rreziqeve që i kanosen pronës dhe pasurisë suaj, si nga zjarri, vjedhja, kushtet atmosferike dhe klimatike, etj.
– Subjekt i këtij sigurimi mund të jenë prona/pasuria e luajtshme dhe ajo e paluajtshme, individuale ose biznesore.
Prona juaj është një investim i madh. Mbrojtja e këtij investimi nuk duhet të jetë sfidë e madhe për ju. Tek ne ju mund të gjeni një mënyrë të zgjuar dhe të përshtatshme për të mbrojtur investimin tuaj.
NLB Banka në bashkëpunim me Kompaninë e Sigurimeve “Illyria” sh.a. u ofron mbrojtje financiare për humbjet apo dëmtimet që vijnë nga:
- Zjarri, eksplodimi, rrufeja;
- Tërmeti;
- Tymi;
- Stuhia;
- Përmbytja;
- Trazirat, trazirat civile, grevat e punës, ose çrregullimet politike;
- Vandalizmi;
- Goditjet nga aeroplanët, ose objektet tjera fluturuese ose gjësendeve që mund të bien prej tyre, automjeteve, apo kafshëve;
- Dalja e ujit nga depozitat, ose rezervuaret e ujit, tubacionet, pajisjet, ose nga sistemet e ngrohjes qëndrore;
- Rrëshqitja, apo fundosja e (truallit) tokës në të cilën ka ndërtesa;
- Ngrirja e ujit në deponi, apo në rezervuare, pajisje ose në tuba;
- Rrjedhja e karburantit nga sistemet e ngrohjes qendrore;
- Vjedhja, ose tentim vjedhja;
- Rënia e marrësve (antenave) të radiove, apo televizioneve (duke përfshirë enët satelitore), përfshirë edhe mbajtësit e tyre;
- Rrëzimi i drunjve, ose rënia e degëve të tyre;
- Humbja e qirasë dhe kostoja për strehim;
- Dëmtimet aksidentale të pajisjeve elektronike shtëpiake;
- Xhamat e fiksuar dhe pajisjet sanitare si edhe pasqyrat dhe xhamat;
- Përgjegjësia juaj ndaj palëve të treta.